Disa ditë pasi fitoi çmimin në ‘Golden Globe’, u arrestua ‘Joker’

Joaquin Phoenix, aktori që luan personazhin kryesor në filmin e shumëpërfolur ‘Joker’, është arrestuar gjatë protestave për ndryshimin e klimës. Vetëm pak ditë pasi fitoi çmimin ‘Golden Globe’, Phoenix ka rënë në pranga së bashku me aktorin Martin Sheen, si edhe me 145 persona të tjerë gjatë protestës së të premtes, shkruan Class.

Në fjalimin e tij përpara protestuesve, Phoenix foli në lidhje me efektet e industrisë së mishit dhe qumështit në ndryshimin e klimës.

Në deklaratën e policisë, 147 protestuesit u arrestuan për demonstrimin e paligjshëm.

Që nga muaji tetor, Jane Fonda dhe aktorë të tjerë si Sam Waterston, Ted Danson, Rosanna Arquette, Sally Field dhe Catherine Keener, janë arrestuar për mosbindje civile, pasi kërkuan një marrëveshje të re për mjedisin ‘Green New Deal’.

Këtë javë, Phoenix mori pjesë në protestë, duke qëndruar përkrah Fondas.

Phoenix u bë i famshëm me rolin e tij kryesor në ‘Joker’. Vetëm disa ditë më pari ai mori çmimin e aktorit më të mirë në ‘Golden Globe’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button