Mes panxhesë dhe dogmës

Preludë e një dekade të re, në çurgun e gajasur të shekullit që kaloi. Populli i mekur nën patronazhin që i ngjason tutelës nga nevojat vitale që zëvendësuan ato bashkëkohore, apologjet ndaj revelatës ‘’dielli për ne lind nga perëndimi’’, duke shikuar hajthëm kah panxhea si tokë e premtuar, është tautologji apo eliksir për jetë në alkiminë tonë.

Pelegrinazhi drejtë këtij demosi primordial që sot është simbol i kalokagatisë, doemos në vehte duhet të bart agorin renesansës, por popujt e rrëgjuar skuth ngërthejnë animizëm të kamufluar me segmente teiste, e kjo padyshim se nuk është metonim a paragon mes nesh. Integrimi nuk është panteizëm, por thjeshtë një feks shprese në këtë humnerë, që në agmi bisedimesh shihet si rreze përdëllyese, por spirancat destruktive që frenojnë reformat, lanë këto troje të eklipsuara vite me rradhë. Jo, nuk është herezi poqëse flas për krimet në emër të fesë, pasiqë kumtesa hyjnore është diadem i çdo kurore e cila i përket throneve.

Prania e grupacioneve dogmatike të cilat suspenduan dëlirsinë e feve abrahamike, zërin e këmbanës dhe të minareve mundohen ta transferojnë me demagogji në zhurmë dhe kontribojnë në asimetrinë e vlerave, të edukimit, arsimit, kulturës, këndit shpirtëror, në spektrin e shoqërisë tonë të sfilitur, porse simfonia e ortës së bërthamës së iluminizmit se shkenca dhe ndriçimi i mëndjes me dituri dhe zemrës me paqe, tingujt përplot pacifizëm dhe kodeksi për jetë, është marsh që gjithmonë do qëndroj shungullimave të tilla.

Dirigjentët e këtyre tingujve, sot janë pionier që përballen me shumë sfida ngase veprimtaria e tyre duket okulte, por këta apostuj do gjejnë vend në çdo zemër, ngase ajo gjithmonë qe më e madhe në perimetër në krahasim me universin. Bindja është vullkan, e masa është deti, magma që del nga vullkani, krijon hapsirë të re të bindjes brenda në det, dituria nuk premton pozitë a privilegj, ajo paraqet sfidë, nder dhe fitore ndaj injorancës, andaj koha është që ky manfiest të nënshtroj ata grupacione, të cilët na dërgojnë drejtë trajtës homogjene.

Imperializmi është gjeneza e çdo populli barbar, por metodat e implementimit janë të ndryshme, disa prej tye përdorin diplomaci joshëse, ekonomike dhe gjeopolitike, të tjerat spiakaten në këndin shpirtëror, por duke qenë pjesë e rutinës, nuk i bën të dallohen në masën homogjene, derisa preken interesat e burimit, dhe i sheh teksa tërbohen. Çezmat e fanatizmit përpos që nuk posedojnë çiltërsinë e gurrëve, ato në vehte ngërthejnë helme për ato që shërbehen. Droçka e civilizimeve që lanë gjurmë në histori është këmbëngulja në parime, e në mesin tonë ajo qe toleranca, derisa individë të caktuar shuajnë etjen në ato çezma dhe vendosin popullin në altarin e flijimit.

Epilogu është invazioni i establishmentit ndaj kësaj paranteze, e cila paraqet tranzicion në një etapë ku institucionet aktuale të vihen në piadestal dhe do përfaqësojnë komunitetet, ndërsa matricë duhet të jetë egalitarianizmi i popujve të zhvilluar, pa cenuar të drejtat humane dhe duke qëndruar vigjilent ndaj aleatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button