Jelinçiç me pohim jo të vërtetë: Në marrëveshjet me Athinën dhe Sofjen nuk ka heqje dorë nga identiteti!

Politikani dhe ligjvënësi slloven Zmago Jelinçiç –Plemeniti (shqip Fisnikut), ka bëri një deklaratë në lidhje me situatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përmban pohime jo të vërteta – që me Marrëveshjen e Prespës, Zaev ka hequr dorë nga gjithçka maqedonase, ndërsa me nënshkrimin e Marrëveshje për fqinjësi të mirë ai ka hequr dorë nga identiteti dhe historia e popullit maqedonas dhe se me miratimin e ligjit për dygjuhësi ai dëshiron të bëjë federalizmin e shtetit. Por faktet flasin diçka tjetër, shkruan “Vërtetmatësi”.

Qëndrimet radikale, fjalori ofendues dhe ngjashëm Jelinçiç i ndërton mbi tre supozime – dëmi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Shkupit me Athinën dhe Sofjen, për të cilat ai pretendon se janë heqje dorë nga identiteti, dëm i ligjit për gjuhët dhe miratimin e tyre t[ kundërligjshëm dhe në kundërshtim me kushtetutën.

Gënjeshtra e parë për marrëveshjet e Prespës dhe me Bullgarinë, për atë se identiteti dhe historia e popullit maqedonas kanë humbur është përpunuar shumë herë nga “Vërtetmatësi”. Përkatësisht, në asnjë pikë nga marrëveshja me Athinën dhe në asnjë pikë nga marrëveshja me Sofjen, Shkupi zyrtar nuk ka heqë dorë nga identiteti apo historia. Siç dihet, një nga elementët më të rëndësishëm të çështjes së identitetit është gjuha, ndërsa gjuha maqedonase njihet dhe pranohet në të dy marrëveshjet, përkatësisht në marrëveshjen me Bullgarinë ato nuk janë kontestuese. Një çështje tjetër janë pikëpamjet e Akademisë Bullgare të Shkencave (ABSh) dhe interpretimi i tyre për gjuhën zyrtare të vendit. Sa i përket historisë, nuk ka gjithashtu heqje dorë. Ekziston, zgjidhje kompromis e dakorduar, krijimi i komisioneve të përbashkëta me të dy vendet, që e kanë për detyrë të rishikojnë librat shkollorë të historisë në secilin vende – bashkërisht, shkruan “Vërtetmatësi”.

Sa i përket qëndrimit për Ligjin për gjuhët, Jelinçiç Plemeniti (Fisniku) pohon që Zaev ka  dashur ta bënte një popull pjesë e kushtetutës pakicën shqiptare në vend që është nën 20% të popullsisë së përgjithshme. Së pari, shqiptarët, si dhe kombësitë e tjera jo-shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë qenë pjesë e kushtetutës që nga viti 1991, dhe pozicioni është shumë më i qartë me disa ndryshime në Kushtetutën e vitit 2001 dhe më vonë. Së dyti, numri i popullsisë në vend është i panjohur për një kohë të gjatë duke pasur parasysh problemet e njohura me regjistrimin. Prandaj, është e pavërtetë nëse dikush pretendon të dijë saktësisht se sa shqiptarë, për shembull, jetojnë në Maqedoni tani, thuhet në tekst.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button