Fëmijët nga Qendra e Shkupit kanë qenë pacientët më të shpeshtë për sëmundjet e traktit të frymëmarrjes

Ndërsa ndotja në Shkup po thyen rekorde botërore, pothuajse pa vërejtur kaluan rezultatet e një ekzaminimi për pasojat nga ndotja e ajrit të ambientit në shëndetin e fëmijëve në Shkup, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shkalla më e lartë e numrit të përgjithshëm të kontrolleve te mjek specialist për sëmundje të traktit të frymëmarrjes është regjistruar në Komunën Qendër ndërsa më e vogla në Saraj, thuhet në konkluzionet nga ekzaminimi për pasojat nga ndotja e ajrit të ambientit në shëndetin e njeriut, me theks të veçantë te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore (2017/2019) e financuar nga buxheti i vitit të kaluar të Qytetit të Shkupit.

Numri më i madh i kontrolleve për shkak të sëmundjeve të organeve për frymëmarrje janë vërejtur në grupmoshën nga 0 deri në 6 vjeç në Komunën Qendër, ndërsa ata të grupmoshës mbi 15 vjeç që, më së shpeshti kanë shkuar te mjeku për të njëjtat arsye janë ata të Karposhit dhe Qendrës dhe përsëri më së rralli ata të Sarajit.

Ky hulumtim, si problem veçanërisht akut të ndotjes së ajrit në luginën e Shkupit, i veçon  grimcat PM 2.5, të cilat stacionet matëse shtetërore i matin vetëm në disa lokacione në të gjithë vendin. Sipas hulumtimit, ulja e temperaturës së ajrit të ambientit dhe rritja e përqendrimit të grim 2.5 e rritin ndjeshëm vdekshmërinë natyrore në Qytetin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button