Princi William reagoi për herë të parë pas vendimit të Harry-t: Nuk mund ta përkrah më

Këtë javë Princi Harry dhe Meghan Markle morën vendimin e papritur për të cilin e gjithë bota po flet. Ata nuk do të jenë më anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe tashmë do të jenë edhe të pavarur financiarisht. Me sa u tha në media, Pallati Mbretëror nuk e kishte pritur mirë këtë vendim duke qenë se Harry dhe Meghan nuk e kishin konsultuar fillimisht me Mbretëreshën Elisabeth, shkruan Class.

Së fundmi, ka reaguar edhe William në lidhje me vendimin e të vëllait.

“E kam përkrahur tim vëlla gjithë jetën, por nuk mund ta bëj më. Jam trishtuar për këtë gjë. Gjithçka që mund të bëjmë dhe gjithçka që unë mund të bëj është të mundohem t’i mbështes dhe të shpresoj që me kalimin e kohës të biemë të gjithë në një mendje. Dua që të gjithë të jemi në një skuadër”, është shprehur si sipas The Sunday Times.

Nëser pritet që Mbretëresha, Princi Charles, Princi William dhe Princi Harry të takohen për herë të parë pas shpalljes së vendimit të dukës dhe dukeshës së Sussex-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button