Si të zgjedhim format e veshjeve sipas formës së trupit?

Ndryshe nga veprat e tjera të artit, domethënia estetike e objekteve fashion varet nga fakti se si ajo shfaqet në trupin e njeriut.

Në momentin që vishet, elementet e dizajnit ndërveprojnë me karakteristikat fizike të konsumatorit.

Kompleksiteti i marrëdhënieve midis elementeve të dizajnit dhe karakteristikave fizike të konsumatorit e bart konstruksionin (formën) një rrugë të vështirë kërkimi, por jo të pamundur.

Kur trupi është si shkop: ka diferenca të vogla midis bustit, ijëve dhe belit. Fokusimi duhet bërë tek qafa, fytyra dhe krahët, për të krijuar balancën. Përdorni linjën A (linja të thjeshta) dhe sa më shumë ngjyra dhe printime.

Trupi në formë dardhe: busti është i vogël, ijët janë të rrumbullakosura dhe vithet me gjerësi të madhe. Fokusimi duhet bërë në pjesën e sipërme, për të krijuar balancë. Vishni masën e duhur të veshjes, mos u përpiqni të fshihni ijët. Përdorni ngjyra të errëta, për t’u dukur më e hollë. Detajet (aksesorët, prerjet etj.) duhen përqendruar në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesa e poshtme është mirë të jetë solide.

Trupi në formë molle: bust është i plotë, ijët dhe vithet janë të mbushura. Fokusimi në pjesën e belit për balancë. Përdormi i vijave vertikale i jep zgjatje figurës. Aksesorët duhet të jenë të minimizuar dhe në proporcion me masën e trupit. Përdorni veshje të shkurtra për t’i dhënë elegancë figurës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button