RMV, fillon Karnavali i Vevçanit

Me sloganin “Bëhu Vasiliçar” fillon Karnavali i Vevçanit, në të cilin paralajmërohen mbi 1.000 maska dhe program i pasur me përmbajtje kulturore-argëtuese. Organizatorët presin numër të madh të vizitorëve, duke përmendur se numër i madh i kapaciteteve turistike në rrethinë tashmë janë mbushura, shkruan MIA.

Megjithatë numri më i madh i vizitorëve pritet nesër më 13 janar, kur do të mbahet sfilata kryesore e maskave në qendër të Vevçanit.

Karnavali i Vevçanit është i lashtë 1400 vite dhe kultivon rite specifike. Maskat ruhen në fshehtësi të madhe dhe asnjëherë nuk përsëriten në ndonjë karnaval tjetër.

Kjo ngjarje unike, në të cilën pjesëmarrësit e kanë lirinë e plotë të kritikojnë dhe ironizojnë, çdo vit tërheqë rreth 10.000 mysafirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button