Bashkimi Evropian (BE) dhe Kroacia shembullore

Sot, Kroacia merr përsipër Presidencën e Bashkimit Evropian për një periudhë prej 6 muajsh. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç është zotuar të organizojë një samit mbi perspektivat e anëtarësimit në BE-në të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në maj të vitit 2020 në Zagreb. Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit BE-së Charles Michel ka thënë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të adoptojnë një perspektivë rreptësisht evropiane.

Sa i përket Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, ajo shkoi në Zagreb për të marrë pjesë në një koncert gala në Teatrin Kombëtar Kroat, si dhe një darkë të organizuar nga Presidentja kroate në largim Kolinda Grabar-Kitaroviç

Sigurisht, një afrim i tillë i popujve të Evropës, përmes politikës, kulturës është grandioze. Kroacia po jep një shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor se si duhet të vazhdojnë ose cilën rrugë duhet të ndërmarrin për t’u anëtarësuar në BE-në.

Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit ndajnë të njëjtën histori, të njëjtin fat, të njëjtat vlera, të njëjtat sfida. Arsyeja pse, veçanërisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet në të ardhmen e afërt të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për ta bërë këtë, të dy vendet do të duhet të krijojnë lidhje të ngushta politike, kulturore dhe ekonomike me Bashkimin Evropian. Për më tepër, Politikanët e tyre do të duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre politike orientale në atë  evropiane. Si ta bëjnë këtë? Thjesht le të marrin shembullin e politikanëve fqinj të djeshëm kroatë!

Bashkimi Evropian duhet t’u dërgojë një mesazh të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor duke u kërkuar atyre që të qëndrojnë pranë BE-së duke punuar një partneritet të plotë dhe të ndërsjellët, sepse nuk kanë asnjë rrugë tjetër. Le të kujtojmë frazën e gjeneralit Charles de Gaulle “Evropa, nga Atlantiku deri në Ural”.

Motoja e zgjedhur “Një Evropë e fortë në një botë plotë sfida” nga Kroacia si Presidente e Këshillit të BE-së meriton të nderohet nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button