fbpx

Haitham bin Tariq u zgjodh sulltan i ri i Omanit

Haitham bin Tariq al-Said u betua për besnikëri të shtunën si Sulltani i ri i Omanit pas vdekjes së sundimtarit të deritanishëm Qaboos bin Said, njoftoi televizioni shtetëror i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sulltan Qaboos ndërrpo jetën në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Televizioni shtetëror i Omanit tha se autoritetet kanë hapur një letër të sulltanit të ndjerë sipas së cilës emëruan pasardhësin e tij, pa dhënë sqarime të tjera.

Qaboos bin Said ishte sulltan që nga viti 1970 dhe ishte sulltani i tetë i Shtëpisë së Al Saidit. Ai ishte monarku që më së shumti qëndroi në fron midis sundimtarëve arabë të tanishëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close