Inter, rikthehet SuperMario?

Vitet e kaluara ka qenë i admiruar për tifozët zikaltër por rrugët e Interit dhe Mario Ballotellit mund të bashkohen sërish. Një arsye për rikthimin e tij në “Pinetina” është Andrea Stramaccioni që dha sinjale të rëndësishme për sulmuesin e Cityt.

“Eshtë një lojtar me cilësi të mëdha që në Evropianin e fundit i tregoi më së miri, dhe aftësitë e tij nuk janë gjë e re për mua.”

Siç raporton “Corriere dello Sport”, i takon Morattit të vendosë nëse do të hapë portofolin për Balotellin për të cilin ka një problem, mund të trondisë dhomat e zhveshjes duke parë se te Interi është edhe një “rebel” si Cassano. Lajmi i mirë është se Stramaccionin deri tani ka treguar se mund të menaxhojë më së miri lojtarë të tillë dhe të njëjtën punë si me Cassanon do të bënte edhe me SuperMarion.

Gjithmonë nga fronti i merkatos, lajme jo të mira vijnë nga pista Paulinho. Mesfushori që i pëlqen prej kohësh Stramaccionit ka vendosur të qëndrojë deri në Botërorin 2014 të Brazilit për të fituar një vend në kombëtare ndërsa alternativa tjetër është Fernandinho i Shakhtar por ky i fundit ka një cmim të konsiderueshem./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button