Me sytë nga Hëna! NASA shpërndan diplomat

NASA mbajti të premten ceremoninë më të fundit të diplomimit të astronautëve të rinj në hjuston, duke nderuar një grup të balancuar për sa i takon gjinisë dhe diversitetit.

Të diplomuarit tani janë të kualifikuar për misionet hapësinore, përfshirë atë të rikthimit të Amerikës në hënë dhe udhëtimin e mundshëm drejt marsit.

Pas më shumë se dy vitesh trajnim bazë, gjashtë gra dhe shtatë burra u zgjodhën nga një numër rekord prej 18 mijë aplikantësh, duke përfaqësuar varietete të ndryshme, nga pilotët tek shkencëtarët, nga inxhinierët tek doktorët, transmeton Top Channel.

Sipas drejtuesve të NASA-s, të sapodiplomuarit janë më të mirët e më të mirëve: ata janë të kualifikuar në fusha të ndryshme dhe përfaqësojnë të gjithë Amerikën. Në grup, përfshiheshin edhe pesë persona me ngjyrë, përfshirë edhe astronauten e parë iraniano-amerikane, Jasmin Moghbeli, që ka pilotuar një helikopter në fluturime luftimi në Afganistan dhe ka një diplomë në inxhinieri nga MIT dhe gjeologen Xhesika Uatkins.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua të isha pjesë e këtij grupi. Shpresoj që të mund të tregoj në një farë mënyre se vajza të reja, edhe me ngjyrë, munden ta shohin veten në një karrierë si kjo dhe të ndjehen të sigurta në ndjekjen e pasioneve të tyre, ashtu sic edhe unë kam bërë”, u shpreh Jessica Watkins, astronaute.

Grupi, është i pari që diplomohet që kur NASA njoftoi për programin Artemis, të rikthimit në hënë deri në 2024, por këtë radhë në polin jugor, ndërkohë që SHBA planifikon të dërgojë burrin dhe gruan e radhës në tokën hënore dhe të ngrejë një stacion orbital hapësinor.  Sidoqoftë, ekuipazhi për misionin e rikthimit në hënë, Artemis 3, sic ka bërë të ditur më herët NASA, do të përzgjidhet nga të diplomuarit e mëparshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button