Ekzistojnë alternativa për gazin në Maqedoni, por nevojiten investime

“Rrjedha turke” i rrënoi shpresat për një tubacion në të gjithë territorin e Maqedonisë. “TAP” është alternativë për të cilën duhet të fillohet të punohet seriozisht, thonë ekspertët, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Bullgaria dhe Serbia përfituan, Maqedonia e Veriut mbet, ose të paktën pjesërisht mbeti, me gishta në gojë. Pas fillimit zyrtar të funksionimit të “Rrjedhës turke” përfundimisht është  qartë se nuk do të ketë tubacion transit përmes territorit të Maqedonisë. Ose të paktën jo në të ardhmen e afërt. Realiteti i ri në përgjithësi nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për nevojat e Maqedonisë për gaz, për shkak se furnizimi do të vazhdojë sipas mënyrës së vjetër. Por përfundimisht nuk është realitet i këndshëm, pasi rajoni jo vetëm që do të ketë furnizim të qëndrueshëm, por edhe përfitim shtesë financiar:

“Në përgjithësi, Maqedonia mbetet në të njëjtin nivel, dhe do të merr gaz vetëm aq sa mund të paguajë, sepse është një mall si çdo gjë tjetër. Deri më tani, ai gaz vinte nga Rusia, përmes Ukrainës, ndërsa tani do të jetë përmes të njëjtit tubacion, por që do të vijë përmes Turqisë, përkatësisht përmes të ashtuquajturës ‘Rrjedha turke’ , e cila hyri në të njëjtin tubacion përsëri në Bullgari dhe normalisht do të mund të transportohet në Maqedoni. Por tani u mundësua që Serbia të hyjë seriozisht në këtë projekt. Me këtë, ata do të kenë përfitime financiare, Bullgaria do ti merr sasitë që i duhen e që nuk i ka, ne do të marrim aq sa mund të paguajmë dhe të blejmë, por tubacion për transport nuk do të ketë nëpër Maqedoni. të paktën edhe për dhjetë vitet e ardhshme”, thotë profesori i universitar Konstantin Dimitrov.

Gaz do të ketë, por jo edhe taksë rrugore

Çfarë donë të thonë përfitimet financiare flet fakti që tubacioni transit Bullgarisë dhe Serbisë do t’u sjellë atyre para nga çdo metër kub gaz për kilometër të kaluar. Përkatësisht është si një lloj takse rrugore për transport. Ky skenar dikur ishte opsion edhe për Maqedoninë, por nuk dha fryt për shkak të taktikave të Sofjes, por edhe për shkaka të ndryshimeve politike në Maqedoni:

“Qeveria e mëparshme përgatiti terrenin për këtë, por duke qenë se Bullgaria e kundërshtoi atë terminal nën presionin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, projekti “Rrjedha e Jugut” dështoi dhe u krijua “Rrjedha turke” me një vonesë tre-vjeçare. Ishte një situatë politike që potencialisht të arrijmë sukses. Por, ajo u prish dhe mbase një shans i tillë vështirë se do të mund ta presim. Ndërkohë, Bullgaria u çlirua dhe disi e morri guximin për t’i rezistuar presionit të ShBA-së dhe BE-së dhe ju kujtoni se si Borisov shkonte ta lusë Putinin për t’i falur për shkak se kishin pasur presion. Çdo gjë që pështynë e lëpinë, por në aspektin strategjik dhe kombëtar e zgjidhën problemin në të mirën e tyre. Do të kishte qenë mirë të mbanin inat, mbase tubacioni do të kishte kaluar nëpër vendin tonë ”, komentoi Dimitrov.

TAP është alternative

Ajo që është e rëndësishme në të gjithë procesin është se për interesat e Maqedonisë ekziston një alternativë.

“Alternativa ekziston dhe ajo është lidhje me TAP, tubacioni i dytë që po ndërtohet nga një konsorcium evropian nga Italia, Zvicra dhe Gjermania. Ata po investojnë gaz në jug të Italisë. Ajo tubacion kalon përmes kufirit  të Maqedonisë dhe Selanikut dhe këtu mund të bashkëngjitemi. Është e sigurt që konsorciumi do të ketë gjithashtu interes të shesë gaz që në rrugën e transportit të tij”, vlerëson Dimitrov.

Se “TAP” është alternativë serioze e konfirmuan autoritetet, strategjia e të cilëve është orientuar kryesisht kah ky projekt të Kaukazit Jugor, i cili përdor burime nga Shahdeniz në Azerbajxhan:

“Me ndërtimin e tubacionit tonë të interkonjeksionit me operatorin grek për transmision – DESFA, ne do të jemi në gjendje të furnizojmë si terminalet TAP ashtu dhe LNG të Greqisë, si dhe të gjitha burimet tjera të furnizimit për DESFA, por gjithsesi edhe përmes ndërlidhësit ekzistues me Bullgarinë”tha Bajram Rexhepi, drejtor i Burimeve kombëtare të energjisë.

Megjithatë, ajo që është e pasigurt është koha kur ky projekt do të mund të realizohej. Autoritetet maqedonase kanë shprehur vazhdimisht gatishmëri, por veprime më konkrete, të paktën tani për tani nuk ka. Ky projekt u vendos në tryezë pas normalizimit të marrëdhënieve politike midis Shkupit dhe Athinës dhe tejkalimit të kontestit për emrin. Si pjesë e masave për ndërtim të besimit, parashihet ndërtimi i rrjeti të gazsjellësit të gjatë 120 km, nga 60 km secili në të dy vendet. Të dy palët kanë paralajmëruar studime të fizibilitetit dhe kanë shprehur gatishmëri që së bashku të aplikojnë për fonde para bankave dhe kredituesve ndërkombëtarë për të zbatuar projektin e plotë.

Nevoja për investime

Në pritje të realizimit të këtij projekti, ajo që është thelbësore, sipas ekspertëve, është të përshpejtohet ndërtimin e infrastrukturës në vend, që është duke u realizuar, por me një ritëm të ngadalësuar:

“Nuk ka interes serioz në ndërtimin e rrjeteve për shpërndarje të gazit. Tre vjet në atë fushë kemi ngecje të plotë. Disi po punohet – sistemi i transmetimit deri në Tetovë dhe Gostivar, transmetimi i gazit kah Negotina, Kavadari dhe Prilep, por rrjeti për shpërndarje nuk ka filluar askund. Kemi ndalesë edhe në Shkup, ku kishte disa shkolla që u bashkuan me sistemet e gazit, u siguruan kursime të konsiderueshme, u zvogëlua ndotja, por për momentin nuk kemi ndonjë shkollë të re që është bashkëngjitur, megjithëse dokumentacioni i projektit është përgatitur”, kritikon Dimitrov.

Ndërkohë autoritetet pohojnë se ndërtimi i seksioneve kryesore të rrjetit parësor po zhvillohet sipas planit dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Por problemi është te rrjeti sekondar dhe vendosja e instalimeve për amvisëritë që ka ngec në një vend. Projektet dhe aplikimet për grante të BE-së ende nuk janë përgatitur. Projekti do të drejtohet nga parimi i Partneritetit publik privat që vlerësohet si vendimtari, jo vetëm në pjesën e të sigurimit të stabilitetit energjetik, por edhe në përballjen me ndotjen e lartë.

Investimet në rrjet dhe rrugët hyrëse ose lidhjet me tubacionet e transportit janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për efikasitetin, por edhe për furnizimin me këtë karburant strategjik. Është fakt që vendi jonë është treg i vogël, por është gjithashtu një fakt që investimet në lidhje alternative do të sjellin një të ardhme më të qetë:

“Ne jemi konsumatorë relativisht të vegjël, por për të qenë në gjendje të luajmë dhe për të ulur çmimin, ekziston mundësia e negocimit të çmimit. Megjithatë, eventualisht edhe planet që janë bërë për të siguruar një hyrje të dytë në Strumicë për t’u lidhur me sistemin e gazit, gjë që do ta bënte atë furnizim më të sigurt nëse do të kishim ndonjë defekt të kompresorëve drejt kufirit Bullgar te Kriva Pallanka. Edhe ajo është mirë, sepse rritet siguria. Por, sa do tulet çmimi do të varet nga kostot e transportit, kilometrazhi dhe gjithçka tjetër”, shpjegon Dimitrov.

Gazifikimi është një nga përcaktimet kryesore strategjike të të gjitha qeverive deri më tani. Realizimi i plotë i këtij projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët, por edhe për ekonominë si konsumatorë të fundit, të cilët në këtë mënyrë do të pranojnë energji më të lirë, kosto më të ulët, ndërsa do të sigurohet edhe mbrojtje e mjedisit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button