fbpx

Lindja e Afërt: BE kërkon rrugë për kapërcimin e krizës

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kërkuan zbardhjen e plotë të rrëzimit të avionit ukrainas. Po ashtu iu bë thirrje Teheranit të rikthehet plotësisht tek marrëveshja atomike. Edhe Libia vendoset në fokus të BE.

Në një pikë ministrat e Jashtëm të BE ishin të një mendimi të premten: rrëzimi i avionit ukrainas me pasagjerë para dy ditësh në aeroportin e Teheranit është shkaktuar nga goditja jo e qëllimshme me raketë e ushtrisë iraniane. (Të shtunën Irani e pranoi goditjen me raketë të avionit e foli për „gabim njerëzor”, shën red.) Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn bëri fjalë për gjendjen e nervozitetit të luftës në rajon që shkaktoi tragjedinë e avionit. Kështu janë „eliminuar me qëllim 176 jetë”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri fjalë për një „fatkeqësi tragjike, të tmerrshme”. Tani Irani duhet të ofrojë zbardhjen e plotë të tragjedisë, tha Maas, „ndryshe krijohet terreni për mosbesim të ri”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i nevojshëm një hetim i thellë dhe se duhet „të kemi bashkëpunimin e plotë të Iranit”, shkruan DW.

Rikthim tek marrëveshja atomike po si?

Qëllimi i Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe është që të kthejnë Teheranin tek rregullat e marrëveshjes atomike të nënshkruar në vitin 2015. Europianët ndodhen në një pozitë të vështirë për negociiim – mes SHBA-së, që nuk i merr seriozisht, dhe regjimit iranian, që ndjehet i vënë me shpatulla pas muri.

Po sa i rrezikshëm është largimi i Iranit nga marrëveshja atomike, që do kishte si pasojë pasurimin e uraniumit në vend dhe me këtë edhe kapacitetin për prodhimin e bombës atomike? Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian paralajmëroi që ky vend brenda një ose dy vjetësh do të mund të posedonte armë atomike, nëse do ta bënte realitet njoftimin e së hënës (06.01) për mosrespektimin e mëtejshëm të disa detyrimeve, që dalin nga marrëveshja atomike. Deri më tani Irani është i kontrollueshëm, sepse inspektorët e Autoritetit Vjenez të Kontrollit Atomik qëndrojnë ende në vend.

Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevic tha, se duhet lexuar me kujdes deklarata e Iranit. „Besoj, se ajo lejon një hapësirë për përpjekje diplomatike”, tha ai në intervistë me DW. Ka dy rrugë: nga njëra anë mundësimin e kontakteve diplomatike mes dy palëve, dhe tjetra çtensionimin e krizës aktuale. Por Rinkevic pranon, se „pa SHBA është e pamundur që të rigjallërosh marrëveshjen atomike”.

Libia – vatra tjetër e krizës

Në të njëjtën kohë në Romë dhe Berlin vazhdojnë përpjekjet për të moshkallëzimin e mëtejshëm të krizës së Libisë. Ky vend kërcënon të kthehet në një „Siri të dytë”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Tani bëhet fjalë për të biseduar me vende të trera, që kanë influencë në Libi për të adhur tek një embargo e besueshme armësh dhe armëpushimi.

Turqia deklaroi së fundmi, se politikisht dhe ushtarakisht do të mbështesë kreun e qeverisë libiane, të njohur ndërkombëtarisht, Fajis al-Sarradsh. Rusia dihet që mbështet gjeneralin e milicëve, Haftari, që ndërkohë kontrollon pjesë të tëra të Libisë. Qeveritë në Ankara dhe Moskë kanë bërë të ditur arritjen e një armëpushimi, që do hynte në fuqi më 12 janar, por respektimi i tij konsiderohet shumë i pasigurtë.

Edhe kancelarja Merkel kërkon në vizitën e saj në Moskë të shtunën të flasë me presidentin Putin, për gjendjen në Libi dhe pritet të kërkojë hapa për mosshkallëzimin e mëtejshëm të gjendjes. Berlini ka bërë thirrje për një Konferencë Ndërkombëtare për Libinë, që në plan afatmesëm të mund të çojë në një zgjidhje politike me mbikqyrjen e OKB-së. Heiko Maas në emër të BE do të drejtojë tani përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës së Libisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close