Ministri Çulev emëroi 12 udhëheqës në MPB, problematike zgjedhja e SPB Shkup

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka emëruar 12 udhëheqës në MPB, por edhe zv/udhëheqës. Në opinionin pati reagime negative për emërimin e Risto Stavrevski për njeriun e parë të SPB Shkup, i cili dhe shkaktoi papajtueshmëri mes ministrit dhe zv/ministrit plotësues, Sllavjanka Petrovska. Risto Stavrevski ishte dëshmitar në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale, në të cilin ministrja Gordana Jankulloska u dënua me burg, njofton Portalb.mk.

Zv/ministrja Petrovska deklaroi në media se nuk do ta nënshkruajë propozimin për kandidatin për SPB Shkup. Përskaj kësaj, në kumtesën zyrtare të MPB-së thuhet se Risto Stavrevski është emëruar për epror në SPB Shkup në vendin e Toni Jakimovskit, i cili tani është zv/epror.

Emri i Stavrevskit është paraqitur edhe në seancën e rastit “Titanik”, derisa në gjykatë janë lexuar SMS-porosi të ish ministres Jankulloska, të këmbyera më të dhe me Kirill Todorovskin, të cilët çojnë në dyshimin se kanë ndërmarrë aktivitete për qëllime partiake që janë jashtë autorizimeve të MPB-së. Njëkohësisht, Stavreski tre vite ka qenë edhe kryetar i Komisionit për furnizime publike, nëpërmjet të cilit është furnizuar mercedesi i blinduar prej 600.000 euro.

Përveç ndryshimit të këtillë kadrovik, Çulev nuk ka emra kontestues për opozitën. Eprorët e rinj janë emëruar për SPB Manastirin, SPB Shtip, SPB Ohër, SPB Veles, SPB Strumicë dhe SPB Prilep.

Vasko Naumovski është emëruar për epror në Njësinë e Policisë Intervenuese, derisa eprori i deritanishëm Primisllav Dimovski, do të jetë zëvendës i tij. Për epror në Sektorin për Shkatërrim të krimit të Organizuar dhe Serioz, është emëruar Aleksandar Janevski, derisa zëvendës i tij është Llazo Vellkovski. Sashko Zengovski është eprori i ri i Sektorit për Operacione Policore Speciale, ndërkaq Ivica Visovski do të jetë epror i Njësitit të Detyrave Speciale në Sektorin për Operacione Policore Speciale.

Çulev deri më tani ka emëruar 12 udhëheqës dhe 12 zv/udhëheqës në MPB. Sipas ligjit, ai mund të emërojë edhe 3 udhëheqës në këtë ministri, por edhe tre zv/udhëheqës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button