fbpx

Në moshën 79-vjeçare, ndërroi jetë sulltani i Omanit Qaboos

Sulltan i Omanit, Qaboos bin Said, ndërroi jetë të shtunën në moshën 79-vjeçare, njoftoi oborri mbretëror i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vend është shpallur tre ditë zie kombëtare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare bëri thirrje që familja mbretërore të mblidhej për të caktuar sundimtarin e ri, në përputhje me Nenin Gjashtë të Kushtetutës, pasi sulltani nuk caktoi pasardhësin e tij.

Këshilli i kryesuar nga Sulltan bin Mohamed Al Numani, i mbledhur pas vdekjes së sulltanit, do të vazhdojë derisa të emërohet sundimtari i ri.

Nëse nuk mund të arrihet një konsensus në një periudhë treditore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe krerët e këshillit këshillëdhënës do të hapin një zarf që përmban emrin e propozuar nga Sulltan Qaboos për të marrë fronin dhe për të drejtuar vendin.

Sulltan Qaboos udhëtoi dy herë jashtë vendit për trajtim që nga viti 2014. Ai udhëtoi në Belgjikë më 7 dhjetor për shkak të problemeve shëndetësore dhe u kthye më 13 dhjetor, njoftoi agjencia e lajmeve Aman.

Qaboos bin Said ishte sulltan që nga viti 1970 dhe ishte sulltani i tetë i Shtëpisë së Al Saidit. Ai ishte monarku që më së shumti qëndroi në fron midis sundimtarëve arabë të tanishëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close