Meta takoi ministrin turk: Me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë

Presidenti Ilir Meta u takua sot me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum, transmeton OraNews.

Kreu i shteti i ka shprehur mirënjohje për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

“E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit”, shkruan Meta në Facebook.

Meta thotë se është me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button