Dy fëmijë kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në Shutkë të Shkupit (FOTO)

Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit këtë pasdite, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi jetën kanë humbur dy fëmijë, transmeton Alsat-M.

Sipas informacioneve të para në shtëpi ka pasur 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur  çatia.

Raportohet se zjarri filloi në orën 13:25, ndërsa për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar 15 zjarrfikës, derisa dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik. Pritet që rezultatet e mjekësisë ligjore të përcaktojnë saktësisht shkakun e tragjedisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button