U shemb me shpërthim objekti 6-katësh në Tiranë (VIDEO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar objektin 6-katësh në zonën e Astirit, në gjurmë ku do të kalojë edhe Unaza e Re, transmeton OraNews.

Në trupin e objektit u hapën 250 vrima ku u vendosën 10 kg lëndë plasëse.

Me shembjen e këtij objekti nuk ka me ndërtesa për tu prishur në lotin e parë.

Një ditë më parë në këtë zonë u shembën 5 objekte.  Një pjesë biznese, pjesa tjetër shtëpi banimi u rrafshuan pa rezistencë nga banorët e unazës të cilët kanë protestuar prej më shumë se një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button