Arteta nuk mban sekrete, zbuloi të ardhmen e Xhakës

Granit Xhaka do të qëndrojë te Arsenali.

Të paktën këtë kanë lënë të nënkuptohet fjalët e trajnerit të “topçinjve”, Mikel Arteta, transmeton OraNews.

Për “Sky Sport”, spanjolli ka zbuluar se e takoi për ta bindur mesfushorin shqiptar për të qëndruar akoma dhe më shumë në “Emirates Stadium “.

“Doja që t’i jepja mendimin tim për të dhe t’i them atij se jam gati ta mbështes. Unnë jam i gatshëm të bëj presion ndaj klubit për ta mbështetur, sepse mendoj se është një lojtar shumë i mirë dhe se mund të bëj diferencën nën urdhërat e mija,” tha Arteta.

Interes për Xhakën kanë shfaqur gjermanët e Hertha Berlin, por duket se gjithçka do të jetë një “flluskë” në ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button