Konjufca vlerësoi lartë mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në vendin tonë, Bojan Bertoncelj, me të cilin diskutoi për raportet e mira që të dy vendet kanë ndërtuar ndër vite, transmeton KlanKosova.

Bertoncelj i përcolli Konjufcës urimet e homologut të tij slloven, Dejan Židan, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e saj e konsideroi të një rëndësie të veçantë.

Ai shtoi se nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Kuvendi ka arritur të avancojë kapacitetet në shumë aspekte të punës së tij, ndërsa theksoi nevojën që bashkëpunimi midis dy parlamenteve të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button