Prokuroria konstatoi se deponia Drislla nuk ndot ndjeshëm që të ndiqet penalisht

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, duke vepruar “me të dëgjuar” për djegien e paligjshme të mbeturinave mjekësore në deponinë “Drislla”, ka konstatuar se nuk ka vend për intervenim prokuroria, njofton Portalb.mk.

Nga PTHP thonë se prokurori kompetent ka zbatuar procedurë të madhe parahetimore dhe në bazë të materialeve dhe të të dhënave, dhe veçmas pas testimeve dhe analizave, nuk ka dalë se nga deponia, në kundërshtim me dispozitat për mbrojtje të mjedisit jetësor, janë lëshuar gazra helmuese në masë të madhe, me të cilat do të shkaktohej dëmtim të kualitetit të ajrit dhe rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, por edhe shkatërrim të botës bimore dhe shtazore.

“Duke e pasur parasysh atë, prokurori publik ka ardhur në përfundim se nuk ekzistojnë prova të cilat tregojnë dyshim se është kryer vepër penale e cila përndiqet sipas detyrës zyrtare dhe ka marrë vendim se nuk ka vend për veprim prokurorial në lëndë”, thekson nga Prokuroria e Shkupit.

dhjetor të vitit 2018-të, Prokuroria Publike e Shkupit me të dëgjuar ka hapur lëndë për ndotjen e ambientit jetësor dhe natyrës nga neni 218 i Kodit Penal të Maqedonisë, sipas të cilës ka hetuar nëse deponia Drislla e ka respektuar protokollin për djegien e mbeturinave mjekësore.

Ndërmarrja Publike “Drislla” më 4 janar të vitit 2018 u dënua me 8.500 euro pasi që inspektorët shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë konstatuar se ka pasur tejkalim të koncentrateve të dëmshme në ajër gjatë djegies së mbeturinave mjekësore.

“Sipas ligjit, dënimi lëviz deri në 25.000 euro. Komisioni Kallëzues ka miratuar vendim kompromisi që deponia të dënohet me 8.500 euro. Po veprohet sipas ligjit për ajër ambiental. Ndërmarrja Publike duhet që në afat prej 90 ditëve të vendos filtra dhe ta zgjidh problemin”, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Mirosllav Bogdanovski dhe shtoi se mbeturinat mjekësore mund të digjen vetëm tetë orë në ditë, jo në tre turne siç ka qenë më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button