Janë gjetur nëntë emigrantë nga Egjipti në afërsi të Kratovës në RMV

Në afërsi të Komunës së Kratovës në Maqedoninë e Veriut policët mbrëmë e kanë privuar nga liria një person për shkak se në veturën e tij janë gjetur nëntë emigrantë pa dokumente nga Egjipti, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së djeshme në ora 20:00 në afërsi të Komunës së Kratovës, më saktësisht në rrugën rajonale Straçin-Kratovë policët kanë privuar nga liria një person nga Bogdanci me iniciale D.S.(28). Gjatë inspektimit të veturës së tij “Audi A6” me targa dhe regjistrim Bullgar janë gjetur nëntë emigrantë pa dokumente, sipas deklaratës së tyre- të gjithë nga Egjipti”,- njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga MPB-ja thonë se personi në fjalë është arrestuar dhe pasi të dokumentojnë plotësisht rastin , kundër tij do të paraqesin padi penale, ndërsa emigrantët do të transferohen në qendrën e tranzitit për emigrantët në Gjevgjeli dhe qendrën e tranzitit për emigrantët “Gazi Babë” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button