Më në fund këto 4 tendenca të dimrit janë jashtë mode (FOTO)

Moda moderne po ndryshon shumë shpejt dhe madje tendencat më të reja zhduken sa hap dhe mbyll sytë. Mirëpo, nëse dëshironi të dukeni gjithmonë në modë dhe për të mos harxhuar të gjitha paratë tuaja, bëni mirë të siguroheni që të keni të gjitha bazat dhe më pas të shtoni aksesorë që do t’ju bëjnë të dukeni bukur. Bright Side na tregon se cilat do të jenë veshjet apo aksesorët që nuk duhet t’i mbani më këtë dimër, shkruan Class.

Pallto e leshta
Këto pallto të leshta janë disi të pazakonta. Prandaj, edhe po dalin nga moda. Ato janë zëvendësuar më të ashtuquajturat “palltot e ariut”. Këto pallto janë të buta dhe me ngjyra të ndryshme, prandaj do t’ju bëjnë të dukeni të veçanta.

.

Xhupat e mëdhenj

Rrobat në masa të mëdha janë në modë. Mirëpo, ka një ndryshim tek xhupat. Nëse keni xhupa në masa të mëdha, këtë dimër nuk janë shumë “in”. Mbase dimrin e 2021 do të jenë.

.

Xhupat me gëzof

Rreth dy vite, pothuajse të gjithë kishin një xhup me gëzof dhe kjo ishte ndër karakteristkat më të mëdha të tij. Dhe sa më shumë gëzof të kishte, aq më e shtrenjtë ishte. Mirëpo, kjo gjë tashmë i përket së shkuarës.

.

Getat me dizenjo

Getat me dizenjo të ndryshme mos i konsideroni këtë dimër. Janë tre ngjyra që janë “in” këtë dimër dhe ato janë e kuqja e errët, bluja dhe grija. Këto ngjyra i bëjnë këmbët tuaja të duken tërheqëse dhe ju do të jeni në një hap me tendencat e modës.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button