Trudo: Kanada disponon me informata zbuluese se aeroplani u rrëzua me raketë iraniane

Kryeministri i Kanadasë Xhastin Trudo deklaroi se Boingu 737 i Ukrainës, sipas informatave zbuluese nga burime të ndryshme, ka qenë i rrëzuar nga një raketë iraniane, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Trudo këtë e deklaroi në konferencën e djeshme për shtyp.

“Disponojmë me të dhëna zbuluese nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe nga aleatët tanë edhe nga zbulimi i ynë, se aeroplani ka qenë i goditur me raketë iraniane tokë-ajër dhe kjo ka mundur të jetë pa qëllim”, deklaroi Trudo, transmeton MIA.

Paraprakisht edhe burime amerikane theksuan se aeroplani me siguri u rrëzua rastësisht me, si duket, raketë ruse.

“Irani me siguri e ka shënuar aeroplanin në radar dhe ka gjuajtur dy raketa tokë-ajër, të cilat e kanë rrëzuar aeroplanin”, deklaruan persona zyrtarë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button