RMV, gjykata e ka dënuar me 7 vjet burg një shtetas që e ka martuar vajzën pa dëshirën e saj

Pas mbajtjes së diskutimit kryesor në të cilën janë nxjerrë prova materiale dhe verbale, në Gjykatën Penale të Shkupit është publikuar aktgjykimi me të cilin i akuzuari T.D. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Tregtim me fëmijë nga neni 418-g paragrafi 1 nga Kodi Penal dhe është dënuar me dënim me burg prej 7 vjetëve, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Lënda penale-juridike ka ndodhur në vitin 2013-të kur T.D., me dhunë e ka martuar 17-vjeçare dhe e ka shitur për 6.000 euro në një familje në Slloveni.

E dëmtuara e mitur 17-vjeçare nga ana e familjes së saj është trajtuar si objekt për shitje, për çka gjykata kompetente në Maribor, në dhjetor të vitit 2015-të e ka dënuar bashkëshortin dhe prindërit të tij dhe u ka shqiptuar dënim me burg efektiv.

Për rastin, prokurori slloven e ka njoftuar Prokurorinë Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prokurori kompetent ka filluar hetimin për rastin kundër babait të të dëmtuarës.

Siç njofton Prokuroria, nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare janë siguruar prova dhe janë këmbyer informata.

Gjatë hetimit është konstatuar se prindërit e vajzës janë marrë vesh për martesën dhe babai i të miturës ka dhënë pajtueshmëri që t’ia jep për para një njeriut që për herë të parë e sheh, ndërkaq kur e mitura ka kundërshtuar, i akuzuari e ka sulmuar fizikisht dhe me dhunë e ka martuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button