Këtë vit do të bëjmë kilometrat e parë në autostradën Kërçovë – Ohër dhe në ekspres rrugën Shtip – Krupishte

Rreth 25 km ekspres rrugë të reja dhe të autostradave do të jenë në dispozicion për t’u përdorur nga vozitësit e Maqedonisë këtë vit, me kusht që të realizohen projektet e planifikuara të Programit vjetor të punës së Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Këtë pranverë do të lëshohet në përdorim 14.3 km të ekspres rrugës Shtip-Krupishte, si fazë e parë e lidhjes së re rrugore ndërmjet Shtipit dhe Koçanit. Në të njëjtën kohë, dhjetëra kilometra të autostradës Kërçovë-Ohër duhet të hapen për trafik këtë vit, në seksionin midis Vrbjanit dhe Ohrit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ekzistojnë vlerësime të ndryshme se cila pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të funksionojë në vitin 2020. Skenari realist thotë se do të jetë në gjendje të lëvizë rreth 10 km, ndërsa Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski këto ditë deklaroi se ata do të bëjnë gjithçka për të vënë në funksion të gjithë seksionin prej 30 km nga Vrbjani deri në Ohër.

Ky vit do të jetë i rëndësishëm për përfundimin e projekteve kryesore të infrastrukturës rrugore në vend. Me Programin investues të NP për rrugë shtetërore për vitin 2020 parashihet investim i 195 milion eurove në rrugë. Vitin e kaluar, kjo ndërmarrje ka përmbushur pothuajse 85 përqind të investimeve të planifikuara në Programin vjetor të punës, përkatësisht rreth 180 milionë euro.

Nga projektet e reja që do të duhet të fillojnë akoma, viti 2020 do të shënojë realizimin e 2 km të parë të autostradës Shkup – Bllacë. Ndërtimi i fazës fillestare të kësaj autostradë duhet të fillojë në tremujorin e parë të vitit, ndërsa paralelisht do të punohet edhe në përfundimin e dokumentacionit të projektit për fazën e dytë të trasesë së plotë e gjatë 13km. Në periudhën prill – qershor duhet të shpallet edhe procedura e tenderit për përzgjedhje të kompanisë që do të ndërtojë fazën e dytë. Mjetet financiare për Projektin që kap vlerën pre 110 milionë euro janë siguruar dhe pritet që deri në fund të vitit 2020 makineria ndërtimore të funksionojë paralelisht për të përfunduar të dy fazat e autostradës Shkup-Bllacë.

Ky vit do të jetë i rëndësishëm për shpalljen e tenderit të ri për ndërtimin e seksionit midis grykës Frishka dhe të Drenovës në ekspres rrugën Gradsko – Prilep, ku tashmë ka një vonesë të konsiderueshme në zbatimin e projektit, ndër të tjera, për shkak të ndërprerjes së parakohshme, vitin e kaluar, të kontratës midis NP për rrugë shtetërore dhe kontraktuesit spanjoll. Këtë muaj do të shpallet procedurë e re për përzgjedhje të kompanisë, e cila do të duhet të vazhdojë me ndërtimin e 65 përqind të mbetur të rrugës së ardhshme, e gjatë 10 km.

Këtë vit duhet të shpallet tenderi për ndërtimin e fazës së parë të autostradës Gostivar-Kërçovë. Bëhet fjalë për seksionin nga Kërçova deri në fshatin Bukojçan, i gjatë 12.7 km. Projekti vlen 105 milionë euro, nga të cilat 20 milionë euro janë siguruar si një grant i pakthyeshëm nga Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor, 79.2 milionë euro përmes një kredie nga BERZH, dhe 6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Ndër projektet më të rëndësishme që duhet të vazhdojnë të realizohen në 12 muajt e ardhshëm janë faza e dytë e autostradës Shtip – Koçani (seksioni Krupishte – Koçani), faza e dytë e ekspres rrugës Gradsko – Prilep (seksioni Gradsko – Drenovë), si dhe dy fazat e ekspres rrugës Rankovc – Kriva Pallankë dhe Shtip – Radovish. Të gjitha këto projekte duhet të lëshohen në qarkullim në vitin 2021.

Për këtë vit është planifikuar rindërtimi i tre seksioneve të autostradave në Korridoret 8 dhe 10, me gjatësi prej 28 km. Kjo paketë përfshin seksionet Hipodrom – Milladinov, Miladinov – Petrovec dhe Petrovec – Hipodrom. Në 12 muajt e ardhshëm do të vazhdojë edhe rindërtimi i lidhjeve kryesore rrugore me Bullgarinë dhe Shqipërinë, të cilat janë pjesë e Korridorit 8. Rikonstruksioni i seksionit Rankovce-Kriva Palanka do të përfundojë në Mars. Në të njëjtën kohë, duhet të fillojnë punimet e ndërtimit në seksionet Kumanovë – Stracin dhe Kriva Pallankë – Deve Bair. Më në fund, në vitin 2020, do të fillojë të realizohet premtimi i kamotshëm – rehabilitimi i rrugës drejt Shqipërisë Strugë-Qafthanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button