RMV, po përgatiten ndërrimet e kryeshefave në MPB

Ligji për Qeverinë i lejon ministrit për punë të brendshme të realizojë maksimum 15 ndërrimeve në pozitat drejtuese, si dhe një numër rirreshtimesh horizontale, shkruan Dojce Vele, transmeton Portalb.mk.

Deri në fund të javës, Ministri për punë të brendshme Nake Çulev do të ushtrojë të drejtën e tij sipas nenit 44 të Ligjit për Qeverinë, i cili i lejon atij “të realizojë deri në 15 shkarkime ose rirreshtime, në pozicione më të ulëta ose më të larta të bartësve të pozicioneve drejtuesve të lartë në ministri, në përputhje me ligjin”.

Është pothuajse e sigurt që kryeshefa të rinj do të ketë në tetë sektorët punëve të brendshme në vend (Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër, Manastir, Shtip, Veles, Strumicë), si dhe në Departamentin për luftë kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale dhe të njësisë së re të policisë për intervenime …

Sipas të njëjtit nen të Ligjit, përveç këtyre ndërrimeve, “ministri i punëve të brendshme mund të bëjë edhe rirreshtime horizontale të punonjësve me propozimin e tij deri në 10% të numrit të rirreshtimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre rirreshtimeve në vitin 2013 dhe 2014”.

Është pothuajse e sigurt që kryeshefa të rinj do të ketë në tetë sektorët punëve të brendshme në vend, si dhe në departamentet për luftë kundër krimit të organizuar dhe për kontroll të brendshëm

Çulev: Ekziston lidhje midis strukturave policore dhe atyre kriminale

Menjëherë pas emërimit të tij si ministër, Çulev në një intervistë për “Alfa TV” shpalosi një sërë dyshimesh për lidhje midis strukturave kriminale dhe atyre policore.

“Në komunitetin e inteligjencës, pjesë e së cilës jam unë, një kohë të gjatë qarkullojnë informacione që një pjesë e menaxhmentit të lartë të MPB-së, i angazhuar në policinë kriminale, është në lidhje drejtpërdrejt me strukturat kriminale. Me këtë rast, ekzistojnë informacione jozyrtare se ekziston një tarifë për mbajtjen e kallëzimeve penale në sirtar, shkatërrim të mjeteve për kryerjen e veprave penale, ose kualifikim të veprave më të rënda penale si vepra më të lehta. Ekzistojnë gjithashtu informacione që disa nga këto struktura, të emëruara nga Ministri Oliver Spasovski, janë edhe vetë të përfshirë direkt në veprimtari kriminale, ashtu që gjenden në listë për pagesa të strukturave kriminale, me një tarifë fikse mujore, për të lëshuar informacione për masa operative teknike dhe masa hetimore speciale (HS) ndaj anëtarëve të strukturave kriminale.

Çulev dyshon për lidhje midis strukturave kriminale dhe atyre të policisë

Përveç kësaj, të lëshojnë informacione kur ministri i punëve të brendshme planifikon veprimtari specifike operative për arrestimin ose ndalimin e tyre”, deklaroi Çulev.

Ai njoftoi se menjëherë do të kërkojë nga Departamenti për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në MPB që të përpunojë të gjitha raportet ose informacionet për përfshirjen e anëtarëve të MPB-së në aktivitete kriminale. Ai theksoi se ata do të mënjanohen nga Ministria si të padenjë për të kryer shërbimin policor, pasi që i shkaktojnë dëme të mëdha nderit dhe reputacionit të atyre anëtarëve të MPB-së që e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të ndershme.

 

Adresa e vërtetë – Prokuroria

Pas këtyre akuzave u përgjigj zëvendës ministrja për punë të brendshme Sllavjanka Petrovska

“Si person nga komuniteti i sigurisë-inteligjencës, Çulev duhet të dijë ligjet në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe të jetë i vetëdijshëm se dyshimet për lidhje të mundshme me strukturat kriminale raportohen në Prokurorinë Publike, e jo në intervista. Vallë është ky profesionalizmi i paralajmëruar i DPMNE? ”, ka reaguar Petrovska.

Çulev paralajmëroi edhe rishikimin e të gjitha vendimeve të reja të rirreshtime muajin e kaluar. O ДПМНЕ Për akuzat se rreth 1.000 vendime për rirreshtime ishin përgatitur në dhjetor, ish-ministri për punë të brendshme në një intervistë për BIN tha se ishte një aktivitet i rregullt.

“Kemi ish-punonjës të cilët kanë mbetur nga DSK, rreth 350, të cilët duhej të rirreshtohen në MPB. E kemi formimin e një njësiti të ri për intervenime dhe ka 300-400 vendime të reja, ndërsa kemi rirreshtime në baza të tjera. Vendimet janë lëshuar dhe lëshohen, asgjë nmuk është e jashtëzakonshme, por aktivitet i rregullt, që duhet të përfundojë”, deklaroi Spasovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button