Twitter do të testojë opsionin e bllokimit të përgjigjeve

Rrjeti social Twitter tha se do të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, apo t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht, shkruan REL, trasnmeton Portalb.mk.

“Ne duam t’iu ndihmojmë njerëzve që të ndjehen të sigurt kur marrin pjesë në bisedat në Twitter”, tha kompania.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e mediave sociale janë nën presion në rritje për t’i adresuar të ashtuquajturat ngacmime në internet.

Twitter tashmë ofron një opsion që u lejon përdoruesve t’i fshehin përgjigjet në postimet e tyre.

Kompania njoftoi për eksperimentin që do ta bëjë këtë vit gjatë një prezantimi në Las Vegas.

Në vitin 2018, shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, ka premtuar se do ta përmirësojë “shëndetin” e bisedave publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button