Rreziku social i të pastrehëve nga tërmeti, afati i fundit i qëndrimit në hotele, 31 marsi

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë ende nëpër hotele një numër te madh familjesh, për të cilat duhet gjetur një zgjidhje. Ata duhet të dalin nga këto rezidenca në 31 mars, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga bashkia Durrës, nëpër hotelet e qarkut të këtij qyteti dhe në tre hotele në Lezhë ndodhen ende të strehuar mbi 2,800 persona

Edhe pse numri i të pastrehëve nëpër hotele është pakësuar në krahasim me pesë mijë qytetarët e ditëve të para të dhjetorit, data 31 mars, kur hotelet duhet të lirohen po afron, dhe këtyre familjeve iu duhet gjetur një zgjidhje. Ndryshe, problemi i tyre rrezikon të kthehet në një situatë kritike sociale.

Ndërkohë, kostot e qëndrimit në hotel llogariten në 240 mijë lekë të reja në muaj për një familje me katër persona. Duke llogaritur mesatarisht 720 familje, janë rreth 1.4 mln euro në muaj kosto për buxhetin e Shtetit për strehim dhe ushqim për këta individë.

Bashkitë dhe Shtabi i Emergjencave duhet urgjentisht të mendojnë dhe gjejnë zgjidhje për strehimin e këtyre njerëzve pas datës 31 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button