Justin Bieber është diagnostifikuar me sëmundjen ‘Lyme’

Këngëtari i famshëm kanadez Justin Bieber ka bërë të ditur se po mjekohet për shkak të sëmundjes infektive ‘Lyme’, e cila shkaktohet nga bakteri Borrelia që është përhapur nga rriqrat, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Portalb.mk

25-vjeçari Bieber në komentet në llogarinë e tij Instagram shkroi se “shumë persona që komentojnë gjëra të këqija ndaj tij” nuk e dinë se ai është i diagnostikuar me sëmundjen ‘Lyme’.

“Ky është një shqetësim kronik që ka ndikuar në lëkurë, fuksion të trurit, energji dhe në të gjithë shëndetin tim”, ka shkruar Bieber.

Bieber gjithashtu ka paralajmëruar se nëpërmjet një video në formën e një dokumentari që do ta publikojë në YouTube, do të mësohet “çdo gjë nga përjetimet dhe përpjekjet” e tij që ka bërë për ta tejkaluar sëmundjen.

Duke theksuar se po mjekohet në mënyrë të duhur për ta mundur sëmundjen, Bieber është shprehur se “do të rikthehem më mirë se kurrë”.

Ndërkohë edhe modelja Hailey Bieber, bashkëshortja e Justin Bieber, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetje ndaj bashkëshortit të saj.

Duke kundërshtuar ato “që përpiqen ta paraqesin të parëndësishëm seriozitetin e sëmundjes Lyme”, Hailey është shprehur se, “Ju lutem hulumtoni dhe dëgjoni historitë e atyre që me vite vuajnë nga kjo sëmundje”.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA rreth 300 mijë persona në vit infektohen me sëmundjen ‘Lyma’.

Në rast të mos trajtimit të kësaj sëmundjeje, ajo mund të ndikojë negativisht në lëkurë, nyje, zemër dhe në sistemin nervor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button