Mësimdhënësit mbushin ditarin elektronik gjatë natës – kur sistemi prishet dhe të dhënat humbasin

Nxënësit janë në pushim dimëror, por mësimdhënësit këto ditë, ose më saktë këto net, po i përdorin për të përmbushur obligimet e tyre administrative duke i shënuar të dhënat në ditarin elektronik. Përsëri ka probleme teknike, prandaj për të shmangur ndalesat në sistem, ata shënojnë të dhënat e nxënësve natën. Ky është detyrim i tyre ligjor, dhe nëse nuk e përmbushin me kohë, do të përballen me gjoba nga inspektorët e arsimit, transmeton Meta.mk.

Zorica Milkova, mësimdhënëse në “Tosho Velkov – Pepeto” në Kavadar, thotë se mbajtja e regjistrave pedagogjikë në ditarin elektronik vazhdon, me vërejtje se shënohen notat përshkruese të nxënësve që më pas do të ndahen në listat e evidencës në mbledhje prindore.

“Gjatë këtij viti shkollor ka edhe ndryshime në mënyrën e notimit e nxënësve nga klasa IV, V dhe VI dhe ata nuk marrin më nota numerike për gjysmëvjetor, por vlerësime përshkruese. Kishte disa probleme teknike me shënimin e të dhënave në regjistër dhe supozoj se edhe më tej do të ketë. Prandaj gjithnjë e më shumë mësimdhënës po e praktikojnë shënimin e të dhënave gjatë natës. Atëherë sistemi është më i lirë dhe rrallë prishet. Ndodh që disa nga të dhënat kur rrjeti bie të humbin por edhe të dyfishohen. Prandaj duhet të bëjmë një kontroll, pasi të regjistrohemi përsëri”, thotë Millkova.

Problem shtesë është se mësimdhënësit klasorë të cilët ligjërojnë në klasat 4, 5 dhe 6 nuk kanë mundësi që në ditarin elektronik të shënojnë notat përshkruese, por ekziston vetëm një graf për nota numerike.

“Meta.mk” kohët e fundit ka publikuar që Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) ka treguar që mësimdhënësit nuk duhet të shënojnë në mënyrë prapavepruese gjithçka që mungon, vetëm notat, mungesat dhe notat e gjysmëvjetorit. Më parë, për rreth një vit sistemi nuk funksiononte fare sepse autoritetet nuk mund të gjenin një kompani që do të mirëmbante sistemin.

“Duke pasur parasysh që ka pasur ngecje në funksionimin e platformës, Ministria e arsimit dhe shkencës dërgoi një letër shkollave, kohë më parë, duke u kërkuar mësimdhënësve të azhurnojnë vetëm të dhënat bazë të nxënësve, notat e gjysmëvjetorit dhe mungesat”, thanë ata.

Ndërkohë, MASh ka premtuar që nga fillimi i semestrit të dytë, prindërit do të fillojnë përsëri të pranojnë mesazhe sms në lidhje me sjelljen, mungesat dhe suksesin e fëmijëve të tyre.

Ekzistojnë 17,887 mësimdhënës në arsimin fillor dhe 7.400 në arsimin e mesëm. Të gjithë e kanë për obligim të plotësojnë ditarin elektronik. Sistemi nuk ka funksionuar sepse MASh qysh nga prilli i vitit të kaluar, kur skadoi kontrata me firmën e vjetër. nuk shpalli tender për të zgjedhur kompani që do të azhurnojë sistemin. Disa muaj më parë, u zgjodh kompania “Sorsiks”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button