Kryeministri Spasovski i shkroi letër kryeministrit spanjoll, ukrainas dhe kancelarit austriak

Oliver Spasovski, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut i ka shkruar letra përgëzimi kryeministrit spanjoll dhe kancelarit austriak, ndërsa letër ngushëllimi kryeministrit ukrainas, transmeton Portalb.mk.

Ai dërgoi telegram ngushëllimi deri te kryeministri ukrainas Oleksij Gonçaruk pas tragjedisë së rrëzimit të aeroplanit.

“Me keqardhje e mora lajmin për fatkeqësinë e aeroplanit ukrainas Boing 737, që ndodhi në afërsi të aeroportit të Teheranit, në të cilën humbën jetën më shumë se 170 njerëz”, shkruan Spasovski, duke deklaruar se ‘në emër të Qeverisë së RMV-së dhe personalisht, ju përcjelli ngushëllime të sinqerta deri të Ju, populli ukrainas dhe familjet e viktimave’.

Spasovski sot i dërgoi letër urimi kryeministrit spanjoll Sançez në lidhje me formimin e Qeverisë spanjolle.

“Ju shprehi falënderime për përkrahjen që i ka dhënë Spanja në vazhdimësi RMV-së në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik. Jam i bindur se bashkëpunimi jonë i forcuar në kuadër të NATO-s, do të sjellë rritje të sigurisë dhe stabiliteti në rajonin tonë dhe në Evropë”, i shkruan Spasovski Sançezit.

Spasovski i shprehi gatishmëri edhe kancelarit austriak Kurc për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në frymën e mirëkuptimit.

“Shprehi falënderimin për përkrahjen e fortë të deritanishme nga Austria në rrugën e integrimeve të RMV-së në Bashkimin evropian, me shpresë se bashkëpunimi në këtë plan do të vazhdon në të ardhmen”, shkruan Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button