Gjiganti anglez ofroi 15 mln euro për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla është padyshim njeriun i merkatos në Itali. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e shikon veten në listën e dëshirave të shumë skuadrave, kryesisht atyre të Seria A, transmeton OraNews.

Juventus, Inter dhe Napoli kanë shfaqur interes konkret për 19-vjeçarin, ndërkohë që orët e fundit, emri i tij gjendet edhe në objektivin e Manchester United. Sipas “Tuttomercato.web”, “djajtë e kuq” e konsiderojnë shqiptarin si lojtarin ideal për të përforcuar mbrojtjen që këtë sezon po fut shumë ujë.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Manchester United ka dërguar një ofertë prej 15 milionë euro plus bonuse për Kumbullën, duke u bërë edhe skuadra e parë që shfaq interes konkret për shqiptarin.

Megjithatë, United nuk është skuadra e vetme që është në radhë për Kumbullën. Lojtari i Hellas Verona ka përfunduar edhe në objektivin e gjermanëve të Leipzig. Gjithsesi, Verona do të dëshironte të mbante 19-vjeçarin shqiptar deri në fund të sezonit, duke nxitur një tjetër ankand në merkaton e verës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button