Përfundoi takimi Kurti-Mustafa

Pas gati dy orësh, ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zyrtari për media i VV-së, Arlind Manxhuka.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse të dyja partitë kanë arritur marrëveshje për koalicionin bashkqeverisës.

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

As pas këtij takimi zyrtarisht nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje mes VV-LDK. Para takimit palët nuk kanë shfaqur disponim se mund të arrihet një marrëveshje.

Sipas burimeve brenda takimit është diskutuar edhe për formulime të tjera të formatit 6 me 4, të ndarjes së pushtetit.

Këtë formulim e favorizon Lidhja Demokratike e Kosovës, por Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkah këtë formë.

VV thotë se formula e vetme është 5 me 5 të ministrive, dhe nga një zëvendëskryeministër.

Të dyja partitë edhe pse zhvilluan takime maratonike që kanë zgjatur mbi tre orë, këto ditët e fundit, nuk kanë bërë me dije se a do të ketë takime tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button