RMV, midis fshehtësisë dhe abuzimeve të mundshme – prapavija e aktakuzave të refuzuara penale

Mesatarisht, çdo vit prokuroritë nuk gjen krim në më shumë se një të tretën e kallëzimeve penale të paraqitura nga qytetarët, policia, autoritetet shtetërore. Këtë e tregon analiza e raporteve vjetore të prokurorive publike për një periudhë prej pesë vitesh, përkatësisht nga viti 2014 deri në 2018. Sipas statistikës, numri më i lartë i kallëzimeve penale është refuzuar në 2018, madje 41%, dhe në këtë numër janë përfshirë 7313 presona të raportuara, shkruan IRL, transmeton Portalb.mk.

Këto shifra të përmbledhura flasin se prokurorët nuk kanë gjetur elemente ose prova për të ndjekur kriminalitet më akuzat e parashtruara penale. Prokuroria e lartë publike e Shkupit, në 10 muajt e parë të vitit 2019, pranoi madje 515 ankesa nga personat e dëmtuar, dhe për 104 prej tyre është marrë vendimi që akuzat penale ishin refuzuar pa bazë. Arsyeja që çështjet të kthehen në punë është “që të vazhdohet procedura me qëllim të vërtetimit të fakteve dhe të merret vendim i duhur i prokurorisë publike”.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga viti 2014 deri në 2018, çdo vit e refuzon nga një kallëzim penal të Policisë financiare, të Drejtorisë së Policisë financiare. Arsyetimi për të gjithë është i njëjti – nuk ka elemente të veprës penale. Vetëm në vitin 2016, nuk është u refuzuar asnjë akuzë. Një aktakuzë penale të vitit 2018, Prokuroria ua dorëzuar kolegëve nga prokuroria e Shkupit.

Nëse e shikojmë numrin e akuzave të reja penale në vit, rezulton që numri i personave të raportuar për kryerje të veprave penale është në rënie, përkatësisht për pesë vjet ai është përgjysmuar. Por, numri më i vogël i autorëve të raportuar nuk do të thotë që krimi është në rënie. Ky rezultat mund të jetë për shkak të disa faktorëve, siç është situata socio-politike në shtet.

Nga ana tjetër, nuk do të thotë se në akuzat e paraqitura penale doemos ka ndonjë vepër penale, pasi jo çdo sjellje e korruptuar do të thotë se është krim, thonë prokurorët. Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzime me arsyetimin se janë vjetruar. Disa nga kallëzimet janë thuajse bosh, ndër sa prokurorët kanë pranuar fletë të shkruara me dorë për çështje civile që trajtohen si kallëzime, të cilat duhet të trajtohen, pohojnë nga prokuroria.

Dyqind e tetëdhjetë e tetë. Ky është një nga nenet e Kodit të procedurës penale, përmes të cilit prokurorët hedhin poshtë kallëzimet penale. Nuk ngritin ndjekje penale në pesë raste:

– Nëse vepra e paraqitur nuk është vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare

– Nëse ka ndodhur vjetrimi

– Nëse vepra penale është përfshirë në amnisti ose falje

– Nëse ka rrethana të tjera që e përjashtojnë ndjekjen penale

– Nëse nuk ka dyshim të bazuar se personi i dyshuari e ka kryer veprën penale.

Procedimet paragjyqësore janë sekrete, dhe kjo është pikërisht arsyeja për të cilën, larg nga syri i publikut, merren vendime. Shefi i prokurorisë së Shkupit, Sasho Rajçev, vlerëson që pakënaqësia me tendencat sociale reflektohet në ngritje të kallëzimeve penale për ngjarje të cilat nuk janë vepra penale. Sipas Rajçevit, autoritetet shtetërore, për shkak të kapacitetit institucional, paraqesin kallëzime me prova të siguruara dhe cilësia e këtyre kallëzimeve është më e lartë se e personave tjerë juridikë dhe fizikë. Prokuroria, thotë ai, është një mbrojtës para gjykatave që të mos ngritën aktakuza të paligjshme, të shumta dhe të paargumentuara.

“Erozioni i sistemit juridik gjatë viteve të kaluara, pa realizim të reformave, nga autoritetet përgjegjëse për të, reflektohet edhe me kallëzime penale, për arsye tendencioze, pa asnjë bazë, kryesisht për shkak të kushteve të këqija politike, ekonomike dhe sociale në vend. Në aspektin institucional ose individual, parashtruesit e kallëzimeve moskënaqësinë me gjendjen në shtet, e reflektojnë duke parashtrua kallëzime penale vetëm sa për të parashtruar, me ç’rast ngjarjet e raportuara të jenë vepra penale”, thotë Sasho Rajçev, shef i Prokurorisë themelore publike – Shkup.

A janë të mundshme abuzime?

Lënda “Reket” e hapi çështjen e rolit të prokurorit publik para se procedura penale të arrijë në gjykatë. Pyetja që ke ngelur pezull është vallë në një proces ku njëri kundrejt tjetrit janë vetëm i raportuari, përkatësisht i dyshuari dhe prokurori publik mund të kenë vend për marrëveshje për të cilën publiku nuk mund ta dijë. Kjo është jashtëzakonisht e vështirë për tu dëshmuar, duke marrë parasysh faktin se për këtë nevojiten prova të pakundërshtueshme.

Por në një situatë të supozuar, prokurori publik ndoshta e din qysh në fillim se akuzat penale kundër tij do të hidhet poshtë nga prokuroria me e lartë, por megjithatë mund të vendosë që të fillojë procedurë për përfitime të caktuara materiale ose financiare nga të dyshuarit, të merr vendim që më pas do të jetë në dobi të të dyshuarit. Kështu, ligjërisht, prokurori publik është i mbuluar, ndërsa padrejtësia është e padukshme. Pjesa e dytë ka të bëjë me atë se kush dhe si kontrollon marrëveshjet me prokurorin publik, posaçërisht pasi ai ka fuqinë që të bëjë marrëveshje me të dyshuarin që mos ta ndjekë penalisht nëse e kompenson dëmin.

Ligji lejon që prokurori të hedhë poshtë akuzat penale dhe nëse i dyshuari ka mënjanuar pasojat e dëmshme, duke përmbushur kështu drejtësinë dhe arritjen e qëllimeve të dënimit, ndërsa vendimi për të hedhur poshtë procedurën penale nënkupton arritje të veçantë të vendimi gjyqësor të formës së prerë. Prokurori publik është ai që e posedon procedurën penale. Varet nga përvoja, njohuria dhe vlerësimi i tij nëse një akuzë e caktuar penale do të përfundojë në hetim apo aktakuzë.

Shefi i Prokurorisë së lartë të Shkupit, Mustafa Hajrullahi, beson se sistemi mundëson kontroll efikas mbi punën e prokurorive më të ulëta dhe se nuk kanë identifikuar lëshime të mëdha në punë. Hajrullahi vlerëson se mbikëqyrja e punës së prokurorëve bëhet rregullisht, dy herë në vit edhe duke rishikuar vendimet për ankesat për kallëzimet e refuzuara penale. Kur prokurori dhe i paraqituri ose i dyshuari janë të afërt, prokurorët janë përjashtuar rregullisht, tha Hajrullahi.

“Prokurorët publikë në situata të tilla gjithmonë përdorin institutin e përjashtimit kur ekziston një situatë e afërsisë ose njohje me personin e raportuar ose të dëmtuarit, si dhe kur konstatohen rrethana të tjera që janë bazë për të parashtruar kërkesë për përjashtim”, thotë Hajrullahi.

A mund procedura, megjithëse kontrollohet nga prokuroritë e larta publike, të keqpërdoret? Edhe pse njerëzit e parë të prokurorive janë prerë se keqpërdorime te  akuzat e refuzuara penale janë pothuajse të pamundura, megjithatë është një çështje që nuk është analizuar plotësisht në mënyrë empirike. Më në fund, PSP ngriti çështje edhe nga kallëzimet penale të refuzuara. Mbetet e hapur çështja nëse fshehtësia e veprimeve në raste të tilla është avantazh apo pengesë, përkatësisht nëse gjurmët e korrupsionit ose abuzimit me kallëzime të refuzuara mund të gjenden depo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button