Sllovenet, të bindura për sukses kundër Prishtinës

Hendbollistet e Prishtinës të shtunën kanë udhëtuar për në Slloveni ku të dielën (sot) nga ora 18:00 do të përballen me skuadrën GEN-I Zagorje, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës së EHF-së. Hendbollistet e skuadrës kampione të Kosovës kanë udhëtuar me shpresë për sukses, por në qytetin Zagorje ob Savi do të gjejnë një skuadër të bindur se është favorite absolute.

Zagorje vetëm për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Në edicionin 2009-2010 ishte eliminuar në rrethin e dytë të Kupës së EHF-së. Këtë edicion paraqitjen evropiane e nis nga rrethi i tretë i Kupës së EHF-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button