Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në pozitën e 47-të në listën e “pasaportave më të fuqishme” në botë

Pasaporta e Republikës së Maqedonisë së Veriut është radhitur në pozitën e 47-të në listën e “Henli Pasport Indeks” të “pasaportave më të fuqishme” për vitin 2020, e përpunuar në bazë të asaj se në sa shtete mund të udhëtohet me to pa vizë.

Sipas këtij klasifikimi, me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtohet lirshëm pa viza në 123 shtete në mbarë botën, transmeton MIA.

Në krye të listës është pasaporta e Japonisë me të cilën pa vizë mund të udhëtohet në 191 shtete, ndërsa më pas pasojnë dokumentet e udhëtimit të Singaporit, i cili ka regjim pa viza me 190 vende, ndërsa në pozitën e tretë janë Koreja e Jugut dhe Gjermania, shtetasit e të cilave lirshëm mund të udhëtojnë në 189 shtete.

Në listën e “pasaportave më të fuqishme” si të katërtit pasojnë Italia dhe Finlanda me regjim pa viza në 188 vende, në pozitën e pestë janë Spanja, Luksemburgu dhe Danimarka, me dokumentet e së cilave mund të udhëtohet në 187 shtete, ndërsa të gjashtët janë dokumentet e udhëtimit të Suedisë dhe Francës me të cilat pa viza mund të udhëtohet në 186 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button