Veljanoski, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski do të gjykohen për organizim të “27 prillit” në Kuvendin e RMV-së

Ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov, do të gjykohen për organizim të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017-të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi që Gjykata pozitivisht e ka vlerësuar akuzën kundër tyre, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të interesit të mediave, e informojmë opinionin se Këshilli për Vlerësim të Akuzës, kompetent për të vepruar për akuzën KO nr. 21/19 lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RMV-së, pas mbajtjes së seancës publike, por edhe vlerësimit të fakteve dhe provave, ka miratuar vendim me të cilin akuza miratohet në tërësi”, thonë nga Gjykata.

Sipas procedurës, është formuar lëndë penale-juridike dhe në pajtueshmëri me sistemin AKMIS do të ndahet te gjykatësi për procedurë të mëtutjeshme për çka palët dhe opinioni do të informohen shtesë.

Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish anëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë të kapshëm për organet e rendit.

Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

“Të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të”, kanë theksuar nga PThP.

Sipas PTHP-së kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria.

“Me qëllim që ta rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë, ditën kritike kishin organizuar hyrjen pandërprerë të masës së popullatës në shtëpinë ligjvënëse,  kanë përfshirë shoqata patriotike për realizimin e dhunës. Njëherit nga selia e partisë politike vazhdimisht e kishin mobilizuar anëtarësinë e partisë nga Shkupi dhe qytetet tjera. Njëkohësisht, një nga të dyshuarit me veturë, pronë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, kishte sjellë armë dhe jelekë mbrojtës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ishin të dedikuar për persona të cikët protestojnë dhe kanë përvojë në menaxhimin me armët. Me këto aktivitete të dyshuarit kishin shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënim dhe frikë te qytetarët”, thonë nga PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button