“Greta” e cila iu lajmërua Zaevit, e ka thirrë edhe një përfaqësuese në Kongresin e ShBA, ishte vepër e komedianëve rusë

“Ky është vetëm një tjetër “prank” idiotesk nga të njëjtët operativë rusë, të cilët i kanë drejtuar ndaj shumë përfaqësuesve të zgjedhur amerikanë, përfshirë Adam Shif, Lindzi Graham, Miç MekKonëll dhe Xhon MekKain, si dhe një lider ndërkombëtar, siç është Emanuel Makron. Fund”, raporton “Vërtetëmatësi“, transmeton Portalb.mk.

Kjo është deklarata, për Uoshington Post (Washington Post), e përfaqësueses në Kongresin amerikan Maksin Uoters, viktima e fundit e prankerëve rusë (shakaxhinjë të cilët, duke e abuzuar identitetin e dikujt tjetër, bisedojnë dhe incizojnë fshehurazi politikanë të famshëm botëror), qëllimi i të cilit është gjithmonë të bëj politikëbërësit armiqësor ndaj Rusisë.

Këtë herë, siç shkruan “Gardijan” (Guardian), prankerët Vovan dhe Lexus (Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarev) e kanë aktruar, përveç Greta Tunbergun edhe babain e aktivistes me famë botërore për mbrojtje të mjedisit jetësor. Përfaqësuesja në Kongres kishte rënë pre e mashtrimit që ajo duhet të drejtohet në një tubim në Karolinën e Veriut për të mbrojtur ndonjë ishull të rrezikuar, i cili në të vërtetë nuk ekziston, ndërsa ajo përmes telefonit u është drejtuar protestuesve jo-ekzistues, etj.

Ndër tjerash, ajo është informua nga bashkëbiseduesit e saj për detaje të një fjalimi të pretenduar të pahijshëm dhe fyes të presidentit amerikan Donald Tramp drejtuar Gretës gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vjeshtë, takim i cili gjithashtu nuk është realizuar.

Publiku i gjerë nuk ka  shumë dyshime se prankerët rusë, në të vërtetë, punojnë për ndonjë nga shërbimet sekrete të Federatës Ruse, diçka për çka ata edhe vetë japin indikacione, për çka, në fakt, “Vërtetëmatësi“ ka shkruar kur kryeministri i deritanishëm Zoran Zaev pranoi vitin e kaluar se kishte qenë viktimë e tyre.

Disa muaj pas kësaj, qeveria pranoi gjithashtu se kishte një sulm të ri hibrid dhe përpjekjen e Zaev për të biseduar me Greta Tunberg dhe babanë e saj (krejt njëlloj siç ndodhi me përfaqësuesen në Kongresin amerikan), por sulmi ishte zbuluar për shkak se kryeministri kishte dyshuar se me kë po fliste në të vërtetë. Të paktën kështu ka thënë bashkëpunëtori i ngushtë i Zaevit, Marjan Zabrçanec, deklaratën e të cilit mund ta lexoni në detaje në “Meta.mk“.

Pas krejt kësaj, pa përgjigje në publik mbetet pyetja. Nëse pas pranimit dhe rrëfimit të parë të Zaevit ka pas ndryshim të ndonjë procedure dhe protokolli për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë prej mashtrimeve të tilla, siç e pat bë me dije Zaev atëherë dhe nëse, në përputhje me draftin e Planit aksionar për të luftuar dezinformatat të Qeverisë së RMV-së, janë ndërmarrë kundërmasa specifike për parandalimin e “sulmeve hibride” siç i ka quajtur qeveria pas përpjekjes së dytë për mashtrim dhe dezinformim në nëntor të viti 2019?

Përvoja që Zaev mund të ndajë, si dhe shumë persona të tjerë në politikë ose në jetën publike, në botë, tregon se këto mashtrime dhe dezinformata nuk janë aspak naive, e më së paku duhet të merren vetëm si shaka dhe humor publik dhe satirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button