Micotakis: Greqia e mbështet ecurinë evropiane të Maqedonisë së Veriut

Athina zyrtare vlerëson se megjithëse takimi i kryeministrit grek Kiriakos Micotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kanë qenë pozitive.

Micotakis ka theksuar se Greqia mbështet ecurinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke kujtuar kushtet që duhet të plotësojnë ,ndërsa shpreson se në Zagreb në maj, Franca dhe Danimarka do të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, transmeton Top Channel.

“Është në interesin tonë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. Nuk duam t’ju mbyllim derën në fytyrë. Ne mbështetëm vendimin e Këshillit Europian që këto dy vende të marrin një datë negociatash. Në lidhje me Shqipërinë i bëmë të qartë kushtet. Sepse ne kemi një minoritet kombëtar në Shqipëri dhe duhet që të drejtat e tij të respektohen. Qofshin ato të drejta për pronën, apo për të marrë pjesë në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Kështu që ja bëra të qartë z. Rama se ne do ti mbështesim, por nuk do të pranojmë që mos respektohen të drejtat e minoritetit. Gjithashtu ne ishim vendi i parë që pas tërmetit dërguam forca dhe ndihmuam vendin fqinj”- tha kryeministri i Greqisë.

Përveç takimit me presidentin amerikan, të cilin opozita në vend e konsideroi si të pafrytshëm për politikën e Jashtme të vendit, Mitsotakis ka takuar edhe shefen e FMN-së Kristalina Georgieva dhe pas takimit me të ka dhënë lajmin e rëndësisheëm se qeveria e tij mbyll zyrat e këtij organizmi në kryeqytetin grek , duke dhënë sinjalin se Greqia tashmë ka filluar rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button