5 temat më të ekspozuara të vitit 2019 të cilat do të përcillen edhe në vitin 2020

Viti 2019, mes tjerash, ishte edhe viti i iluzioneve të prishura dhe shpresave të humbura. Nëpër mediume çdo herë kishte gjëra të paqarta, përderisa nga jashtë diçka vazhdimisht nxirrte tym. Dezinformata gjithkund dhe drejtësia u bllokua. Këto tema do të mundohemi më gjerë t`i rikujtojmë si tema më të eksploatuara të cilat i kishim para syve, nëpër portale, rrjete sociale, por edhe nëpër zyra dhe në diskursin publik, njofton Vërtetëmatësi

1. PASOJAT E MARRËVESHJES SË PRESPËS

Viti filloi me bisedat rreth emrit dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, por me mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave për hyrje në BE ky trend mori zjarr. Kundërshtarët e marrëveshjes vazhdimisht gjenin arsye të reja për të ju kthyer këtij narracioni, ndërsa më të paturpshëm ishin ata që personat që mendonin ndryshe i quanin “Severxhan”. Ndryshimet e emrave të disa institucioneve, vendosja e tablove dhe ndryshimi i disa pusetave me diellin e Vergina – si dhe çdo hap të paraparë me marrëveshje, u prit me psherëtima e me zë të larë, ofendime dhe akuza të rrejshme patriotike. Ky trend vazhdoi edhe në zgjedhjen e këngës për Eurovizion, ku arritëm suksesin më lartë deri më tani si shtet. Për fat të keq, këtë narrative nuk arriti ta hedh nën hije edhe fitorja e klubit të hendbollit “Vardar”, kur përfaqësues i kampionëve publikisht deklaroi se nuk njeh emrin e vendit të vet.

2. EKOLOGJIA 

Gjithë vitin ishim të verbëruar me mbeturinat rreth nesh, sikurse të gjithëve të na mungoi një nevojë për pastrim të brendshëm. Ekzistojnë pamje të mbeturinave gjithkund, mbeturina të djegura dhe qelbje, pastrimi i mbeturinave dhe rikthimi i tyre. Edhe kur u vendosën kontenjerët më funksional me kapak dhe doreza për hapje të lehtë, pamjet rreth tyre ishin se askush nuk i shfrytëzon siç duhet, si i ka ndezur ose cila ka qenë nevoja e sqarimit për hapje. Por, tema rreth ndotjes nuk u ndalën këtu. Ky narracion u përforcuar me protesta globale para samitit të Kombeve të Bashkuara, ku në vend të temës, njerëzit filluan të merren me Gretha Tunberg dhe arsyen e protestave të saja. Përsëri, temat rreth ekologjisë kanë qenë të pranishme, ndërsa kulmi i atyre arriti me ardhjen e dimrit dhe rritjen e ndotjes së qyteteve. Organizatat joqeveritare dhe aktivistët gjatë gjithë vitit ndërmorën disa aktivitet për të shmangur, para a fillimit të sezonit me ajër të ndotur nuk është ndërmarr asnjë hap nga ana e ministrisë për mjedis jetësor.

3. POLITIKAT PROBLEMATIKE 

Nëse për diçka do të mbahet mend mënyra e qeverisjes në vitin 2019, do të jetë për shkak të numrit të madh të politikave, të cilat nuk shkuan ashtu siç pritej. Çdo ditë ballafaqohemi me ligje të reja dhe rregulla për të cilat për kohë të shkurtë dëshmohet se janë huq.

Më i shprehur ishte ligji për taksë progresive, i cili, përkrah mangësive, ishe shkëndijë për tatim më të drejtë. Në fillim të vitit kur u miratua, ligji për gjuhët vazhdimisht ishte prezent në mediume, që më pas të aktualizohet kur arritën kritikat për të nga ana e Komisionit të Venedikut. Nga ana tjetër, gjatë gjithë vitit kemi qenë të habitur nga negociatat e komisionit lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, në veçanti me qëndrimet e palës bullgare.

Zvarritja e një numri të madh të ligjeve reformuese, si dhe frenim i plotë i marrjes së vendimeve kyçe, për të cilat pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka pasur opozita, dhanë një fotografi të purgatorit të përjetshëm, i cili më tepër ngjan me fatin e Sizifit. Kësaj do t’i shtonim edhe ndryshimet e palogjikshme të ministrive dhe aferave me deputetët. Për më tepër përgjatë vitit numri i gafave të PR-it, si ngatërrimi i flamujve dhe protokollit, deklarata të papërshtatshme të cilat u shndërruan në meme, por edhe propozime qesharake – sikurse propozimi i diskutueshëm për ligj të ri për protesta. Për fat të keq, të gjithë këto lëshime defokusuan opinionin nga shumë ligje të mira, aktivitete të dobishme të cilat ishin të shumta në numër në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, më pas edhe suksesi i masës “TVSH-ja ime” dhe kënaqësia e rritjes së pagës mesatare.

4. SUKSESET E MAQEDONISË

Nuk ka pasur vetëm narrativa të këqija në vitin 2019. Kultura dhe sporti ishin domeni ku shkëlqyem më së shumti. Fitorja e KH Vardar në kampionatin evropian i bashkoi të gjithën në flamurin kuq-e verdh. Populli dhe politikanët së bashku u krenuan dhe bënë tifo gjatë tërë ndeshjes, kur në fund arritën edhe fitoren e dëshiruara, e cila u shënua edhe me festë në shesin Maqedonia. Jo se nuk ka pasur edhe aty gjëra të padëshiruara dhe deklarata poshtëruese, por përsëri kjo ngjatje la gjurmë pozitive në atë periudhë të vitit. Më pas, erdhi pjesëmarrja e Tamarës në garën e këngës në Eurovision me një performancë të shkëlqyer dhe tronditi Evropën, për herë të parë vendi ynë ishe shumë afër majës. Jo shumë vonë u ballafaquam edhe me një sukses, dhe ai ka qenë dokumentari “Vendi mjaltë”, i cili pasi fitoi çmim në festivalin e pavarur të filmit “Sandens” nuk u ndal me suksese, me çka në fund të vitit shkoi deri në rrethin më të ngushtë të nominimeve në Oskar dhe në majë të listave të filmave më të mirë dokumentarë të vitit.

5. AS DREJTËSI, AS QETËSI 

Ngjarja që na vrau shpresat nuk ishte ndotja, por drejtësia tërësisht jofunksionale për të cilën shumë kemi shpresuar se do të vijë. Rënia e PSP-së, tërhoqi me vete edhe rënien e Katica Janevës ka qenë diçka që askush nuk e ka pritur, aq më pak ta ketë menduar në ankthet më të këqija. Por, të kombinuar me lirin e të gjithë kriminelëve të qeverisë së mëparshme na çoi deri në kufijtë e dëshpërimit. Rasti “Reket” ka qenë shumë i pranishëm, në veçanti në gjysmën e dytë të vitit , ashtu që jemi marr me tema se kush është e dashura e djalit të Katica Janevës dhe çfarë veshje të shtrenjtë mban Ana Kamçeva, deri te deklaratat thumbuese të Boki 13 dhe bisedave të përgjuara të Orçe Kamçev. 

Reket” të gjithëve na përziu stomakun dhe arriti që të marr vëmendjen si një serial i keq ndaj të cilit ishte krijuar varshmëri. Ata të cilët tashmë e kishin parë ceremoninë e martesës së djalit të Cecës ose aferës së Karleushës, tashmë gjetën edhe diçka nga prodhimi vendor, ndërsa ata të cilët besuan se PSP ekziston që të lëviz pak drejtësinë, filluan të mendojnë për paketimin e valixheve. Njeriu më i pasur i gjykuar në Maqedoni u bë viktimë, përderisa një pjesë e madhe të akuzuarve lëviznin lirshëm dhe shpikën gjëra. Në fund, më e keqja nga të gjithë, filloi të kthehet në tavolinë edhe lista e të amnistuarve të Presidentit Ivanov. Edhe pse kjo ka qenë pak, ballafaqohemi me faktin se kriminelët, në manipulimet e të cilëve dhe keqpërdorimet e detyrës në qeverinë paraprake,kemi qenë dëshmitar, duke dëgjuar bombat, të ankohen në gjykatën në Strasburg se janë amnistuar nga Presidenti, dhe se tani dikush tenton t’i gjykojë për krime të falura.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button