Manchesteri bëri mrekulli (VIDEO)

Futbollistët e Manchester Unitedit pas një kthese të madhe, e kanë mposhtur ekipin e Aston Vilës me rezultat 3:2, në xhiron 11-të të Premier Legues. Të tre golat për Manchesterin i ka shënuar meksikani Javier Chicharito brenda 30 minutave.

Aston Vila në Villa Park ka avancuar në minutën 45 me golin e shënuar nga Andreas Weimann, i cili vetëm pas 5 minutash ka shënuar edhe golin e dytë për ekipin vendas. Pastaj në skenë doli meksikani Chicharito.

Ai fillimisht në minutën 58 ka zvogëluar rezultatin në 2:1, pastaj në minutën 63 ka barazuar dhe në minutën 87 ka shënuar golin e tretë për ta kthyer rezultatin në favor të United. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button