U caktua shuma e parave që do të harxhojë shteti për zgjedhjet e 12 prillit

Oliver Derkoski, kryetari I Komisionit shtetërorë zgjedhor (KSHZ) paralajmëroi se janë paraparë deri 400 milionë denarë të harxhohen vetëm për shërbimet mediatike të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, transmeton Portalb.mk.

“Në buxhet janë paraparë diçka mbi 233 milionë denarë, por në shkallë tjera kemi rezervë të plotësohen gati deri 400 milionë denarë. Pra, kemi mjete të mjaftueshme. Vlerësoj se ndoshta do të ketë nevojë të plotësohet kjo shkallë, por do të tentojmë atë ta bëjmë me ridedikim nga shkallët tjera ku do të kursejmë”, tha Derkoski.

Sipas tij, në Zgjedhjet e fundit presidenciale janë harxhuar 3.8 milionë euro për shërbime mediake, që konvertohen rreth 233 milionë denarë.

“Nuk dimë sa lista të kandidatëve do të kemi, nuk dimë saktë sa fletëvotime do të nevojiten. Pamja e fletës do të dihet kur do të mbyllet lista zgjedhore dhe dita e denoncimit, respektivisht miratimi i aplikimit të listave të kandidatëve”, tha Derkoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button