fbpx

U gjobit ekipi italian Lazio

Lazio është gjobitur me 20 mijë euro për shkak të fyerje në baza racore që tifozët e klubit i bënë sulmuesit të Brescias, Mario Balotelli, transmeton Koha.net.

Ndeshja e së dielës në Serie A ishte ndërprerë përkohësisht dhe ishte dhënë një njoftim në stadium që kërkonte nga fansat mysafirë të ndalnin brohoritjet diskriminuese ndaj Balotellit.

29-vjeçari më pas kishte deklaruar se fansave duhet t’u vijë turp për sjelljet.

Balotelli kishte shënuar golin hapës të ndeshjes, në të cilën Lazio fitoi 2 me 1.

Balotelli kishte kërcënuar se do të largohej nga fusha gjatë ndeshjes me Veronan në nëntor, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close