Rama: Së shpejti vizitoj Ukrainën, SHBA-në dhe Rusinë

Shqipëria merr nesër zyrtarisht drejtimin e OSBE-së. Nga Vjena, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka një kalendar të ngjeshur vizitash për të cilin është kordinuar dhe me Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Më të afërtat janë ato në Ukrainë, ShBA dhe Rusi, por nuk dha data, transmeton OraNews.

Rama: Vizita në Rusi është pjesë e axhendës të drejtuesit të OSBE dhe angazhimeve që unë kam marrë. Do të bëjmë disa vizita, më të shpejtat janë vizita në Ukrainë, SHBA dhe Rusi. Për datat, duhet të dakordohemi.

Kryeministri Edi Rama thotë se fakti se Shqipëria ka strehuar muxhahedinët nuk e bën detyrimisht vendin të ekspozuar ndaj rrezikut nga Irani.

Nga Vjena, Rama tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët dhe nuk ka asnjë arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë të vendit përballë Iranit.

Ai kujtoi se operacioni për strehimin e MEK ka qenë humanitar dhe jo politik.

Rama: Kemi marrë  një veprim që i bën nder Shqipërisë në vazhdën e një aleance strategjike me SHBA për të hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar dhe jo politik. E dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe shërbimet totalitare. Nuk besoj se kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë. Jemi në kontakt permanent me aleatët tanë dhe kur është puna të Inteligjenca ata janë të pakonkurueshëm botërisht, jemi në duart të sigurta te marrja e informacionit. Nuk kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë.

Deklaratat Rama i bëri nga Vjena pasi vizitoi zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button