Ky është numri i shqiptarëve që gjenden në zonën e konfliktit SHBA-Iran

Asnjë shqiptar nuk është plagosur nga sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak, transmeton OraNews.

42 shtetas shqiptarë ndodhen në zonën e prekur nga konflikti i ditëve të fundit mes SHBA dhe Iranit, por asnjë bashkëkombas  nuk është prekur nga sulmet e deritanishme. Ministria e Jashtme tha se vetëm një shqiptar i punësuar nga NATO është evakuar nga zona problematike në Bagdad, ndërsa personeli tjetër është i sigurt.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme, në Erbil të Irakut, ku ndodhet një prej bazave amerikane të sulmuara, ndodhen 30 shtetas shqiptarë.

Ata janë personal civil dhe jo pjesë e misionit trajnues të NATO-s.

Mësohet gjithashtu se në kryeqytetin e vendit në Bagdad, ka 12 shtetas shqiptarë. Edhe për ta konfirmohet se nuk ka të plagosur.

I vetmi i punësuar në misionin e NATO-s, një specialist buxheti, është jashtë rrezikut pasi është evakuuar para fillimit të sulmeve nga ana e Iranit.

Më herët edhe Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në Irak nuk ka personel ushtarak shqiptar.

Është ende i paqartë dëmi i shkaktuar nga sulmet iraniane, por mediat ndërkombëtare thonë se agjencitë e zbulimit të Irakut i kanë lajmëruar forcat amerikane paraprakisht, duke u dhënë mundësi të largohen dhe të strehohen në bunkerë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button