Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Australinë me 6 milionë denarë

Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që të ndahen 6 milionë denarë ndihma për Australinë, transmeton Portalb.mk.

Australia këto ditë është prekur nga zjarret të shumta që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Janë shkaktuar dëme material, si dhe viktima njerëz dhe kafshë, duke marrë parasysh se zjarret ishin shtrirë në një sipërfaqe prej pesë milionë hektarë.

Përveç temperaturave të larta, në Australi pati edhe frymë që arrinte shpejtësi deri 80 km/h.

“Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim për miratim të fondeve nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në vlerë prej 6.000.000,00 denarë për ndarjen e ndihmës për të prekurit nga zjarri i cili kaploi Australinë, e cila konsiderohet si e miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë”, deklarojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button