Turqi, Erdogan dhe Putin inauguruan tubacionin e gazit natyror “Rrjedha Turke” (VIDEO)

Me pjesëmarrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, sot në Turqi u bë inaugurimi i projektit të gazit natyror Rrjedha Turke, përmes të cilit gazi rus do të transferohet në Ballkan dhe Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e inaugurimit të projektit në Stamboll, ku morën pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov, Erdoğan e cilësoi projektin si “historik” në aspektin e raporteve bilaterale dhe në fushën e energjisë.

Projekti i tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke, i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Evropë përmes Turqisë, konsiderohet një hap i mëtejshëm në marrëdhëniet turke dhe ruse në fushën e energjisë.

Erdoğan theksoi se tregtia dypalëshe me Rusinë është rritur rregullisht, duke shtuar se tubacioni Rrjedha Turke u përfundua sipas planit.

“Bashkëpunimi me Rusinë në sferën e energjisë me sukses ka tejkaluar çdo lloj sprove, sikurse edhe në fushat e tjera”, tha ai, duke shtuar se nuk kanë lejuar që dallimet në mendime t’i tejkalojnë interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Falë projektit, 15,75 miliardë metra kub gaz natyror nga 31,5 miliardë do të vijnë drejtpërdrejt në Turqi pa asnjë shtet ndërmjetësues”, theksoi presidenti turk.

Tubacioni i gazit natyror Rrjedha Turke një kapacitet të përgjithshëm prej 31,5 miliardë metra kub, nga të cilat linja e parë do të transportojë 15,75 miliardë metra kub për konsumatorët turq.

Linja e dytë do të transportojë 15,75 miliardë metra kub gaz në Evropë përmes Turqisë.

Kompania BOTAŞ ndërtoi linjën e parë që do të lidhet me rrjetin ekzistues të gazit të Turqisë, ndërsa linja e dytë, që do të operohet nga një ndërmarrje e përbashkët Gazprom-BOTAŞ, do të shtrihet në kufirin turko-evropian në rajonin e Trakisë në Turqi.

Në fjalën e tij, Erdoğan po ashtu potencoi se Turqia “assesi” nuk është dhe nuk ka qenë pas një tensioni rajonal.

Presidenti turk u shpreh se asnjë projekt në Mesdheun Lindor ku nuk përfshihet Turqia nuk ka mundësi të zbatohet në aspektin ekonomik, kufitar dhe diplomatik.

Gjithashtu, Erdoğan në fjalën e tij foli edhe në lidhje me tensionet e fundit midis SHBA-së dhe Iranit.

“Tensioni midis aleatit tonë SHBA-së dhe fqinjit tonë Iranit, që tashmë një kohë po vazhdon, arriti në një pikë që nuk e kemi dëshiruar aspak”, tha Erdoğan.

“Turqia nuk do dëshiron që as Iraku, as Siria, as Libani e as rajoni i Gjirit të jenë skenë e luftërave të deleguara”, shtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button