Nxënësit, testi PISA dhe njeriu i drejtë (VIDEO)

Të rinjtë e Çe Team TV, vazhduan me publikimin e serialit të ri me video të shkurta. Tema e videos së tretë ka të bëjë me rezultatet e nxënësve te Maqedonisë së Veriut në testimin ndërkombëtar PISA, njofton Portalb.mk.

  • Të gjitha videot nga Çe Team TV mund t’i shihni: KËTU

Përndryshe, sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomi dhe Zhvillim (OECD), nxënësit e shkollave të mesme të RMV-së janë radhitur në vendin e 67-të dhe janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore.

Në vend të parë të listë së OECD-së është ranguar Kina, në vendin e dytë Singapori, në vendin e tretë Makao (Kinë) dhe Hong Kong (Kina). Nga vendet Evropian më e mira është Estonia, e cila është në vendin e 5, ndërkaq shtetet e rajonit të gjitha përveç Kosovës (75) janë ranguar përpara vendit tonë – Sllovenia (21), Kroacia (21), Serbia (45), Mali i Zi (52) dhe Bosnje dhe Hercegovina (62).

Vjen janë përfshirë rreth 5.500 nxënës të shkollave të mesme, gjegjësisht nga gjimnazet publike, të cilët kanë qenë të testuar në tre kategori. Programi ndërkombëtar për testim të diturive dhe shkathtësive të nxënësve ka filluar në vitin 2000 me qëllim që t’i vlerësojë njohuritë e nxënësve në shkencë, matematikë dhe arsim elementar.

RMV-ja, përpara katër viteve ka qenë e ranguar në fund të listës në botë, bashkë me Tunizinë, Kosovën, Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

LEXO: Testi PISA, nxënësit e shkollave të RMV-së në vendin e 67 prej 79 vende, kinezët të parët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button