Taleski: Do të jemi anëtare e plotë në NATO përpara se të mbahen zgjedhjet

Pas zgjedhjes së Qeverisë në Madrid të Spanjës, ekzistojnë kushte stabile politike që ta mbyllin procesin e ratifikimit të protokollit. Qeveria e ka konstatuar tekstin për ratifikim të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe ai është dërguar në Kuvend. Ajo do të thotë se edhe ne jemi të gatshëm për ratifikim, thotë Dane Taleski, këshilltari për politikë të jashtme të kryeministrit dhe kandidat për ambasador të Maqedonisë së Veriut në NATO, në një intervistë në “Brifingun e mëngjesit” njofton Portalb.mk.

“Unë jam i sigurt 100% se ratifikimi i marrëveshjes së Uashingtonit dhe anëtarësimit të plotë në NATO do të mbarojë në Kuvend në këtë format, përpara se të shpërndahet, përpara se të mbahen zgjedhjet dhe ne të bëhemi anëtare e plotë dhe formalisht në NATO përpara se të mbahen zgjedhjet parlamentare”, tha Talevski.

Formimi i Qeverisë spanjolle e ka zhbllokuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Nga 29 vendet-anëtare të NATO-s, vetëm Spanja nuk e ka ratifikuar Protokollin, pasi që ende nuk ka Qeveri.

Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Deri tash, procesi i ratifikimit të protokollit është finalizuar në 28 shtete.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor, ka konfirmuar tekstin e propozim-ligjit që ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare për anëtarësimin në NATO, të cilin të hënën e dorëzoi në kuvend për miratim. Qeveria me këtë ka kërkuar nga deputetët ratifikimin e përkohshëm të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, por propozim-ligji pritet të hyjnë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

LISTA E VENDEVE QË DERI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button